Ndarja e Çmimeve Kult ishte një rast e mirë edhe për ne “investigatoret” e scoope-ve, për te parë e ç’bëhet se ç’ndodh, edhe kështu LIVE me personazhet e showbizit tone, dhe këtë qe vumë re, po e ndajmë edhe me ju.

Përpjekjet e Klevit, partnerit te Sonit për t’iu shmangur sa më shumë kamerave te paparacëve dhe fotografëve, por pa ju ndare për asnjë minutë asaj. Dhe na besoni ne qe e pame me sytë tanë,  qe s’ishte një gjë e lehtë.

Është mëse normale qe një personazh i njohur publik të dalë në tapetin e kuq te një eventi dhe të fotografohet se bashku me partneren apo partnerin e tij, edhe pse kjo apo ky, mund te mos jetë i njohur, por kjo mesa duket nuk është ne dëshirat e Klevit qe preferon te qëndrojë ne ije, ndërkohe që Soni ndalon dhe pozon përpara kamerave, një “detyrim” ky qe ja kërkon statusi, dhe qe ajo e bën me dëshirë, shkruan ikub.al.

Pra njëra do e tjetri jo. Kemi te bëjmë kështu me një “konflikt”, gjithsesi jo i pa njohur, mes dy partnerëve qe tek njeri-tjetri kane gjetur jo vetëm dashurinë por dhe njeriun për tu mbështetur, detyre kjo që Klevi e ka realizuar pa u lodhur fare dhe me shumë dëshirë, sikurse e ka treguar edhe vete Soni.

Megjithatë behet fjale për një konflikt qe dikur i kemi quajtur “jo antagonist” se ku i dihet, ndoshta vjen një ditë dhe Klevi mësohet dhe pajtohet me nevojën e te shoqëruarit te Sonit edhe në tapetin e kuq…