Këngëtarja e njohur Ledina Çelo prej disa kohësh i ka munguar publikut me projekte të reja muzikore, megjithatë ajo qëndron shpesh aktive në profilin e saj në Instagram.

Së fundmi këngëtarja ka publikuar një mesazh që një fans i saji i ka dërguar, ku i tregon për bisedën e tij me gazetaren Iva Tiço.

“I komentova duke i thënë që këtë veshje më parë e ka performuar diva Ledina Çelo, i përshtatej më shumë. Ajo më ofendon duke më thënë debil dhe jepja nënës tënde ta veshi”, shkruan fansi i indinjuar.

“Mos u shqetëso i dashur, kjo është një pseudo gazetare e vyshkur që i ka ikur treni me kohë”, ka shkruar këngëtarja në përgjigjen e saj për Iva Tiçon.