Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dha lajmin e bukur disa kohë më parë se së shpejti do të kishim mundësi të shihnim talentin e saj në art dhe më konkretisht në regji. Dhe kështu ka ndodhur.

Ajola Xoxa dhe këngëtarja Miriam Cani kanë prezantuar sot projektin e tyre më të fundit. ‘Meteor’ është një këngë që përmban ritëm, figurë dhe padyshim një fabul mjaft interesante. Për të gjithë ishte një surprizë e madhe ky bashkëpunim dhe mesa duket premton shumë.