Kryeministri Edi Rama ka surprizuar me një detaj mjaft të veçantë një prej stilistëve të njohur shqiptarë.

Ardi Asllani ka marrë një kollare të dizenjuar nga vetë Rama me rastin e ditës së tij të lindjes.

‘Ju falënderoj Z. Kryeministër’, ka shkruar Ardi Asllani në foton e shpërndarë në Instagram-in e tij.

Është bërë traditë tashmë, që për personazhe të njohur, në ditëlindjet e tyre t’iu mbërrijë nga një dhuratë e veçantë nga ana e kryeministrit Rama.