Është një prej anëtarëve më të rinj në botën e showbizz-it, i cili aq sa është pëlqyer edhe është kritikuar për stilin e të bërit rep.

Bëhet fjalë për reperin Fero nga Kosova i njohur për  këngët “A p’e din qysh” apo “Gang gang” si dhe bashkëpunimet me këngëtare të njohura si Kida dhe Baby G.

Gazeta express shkruan se reperi Fero është ndeshur me një situatë aspak të këndshme mbrëmjen e djeshme pasi është dhunuar nga katër persona.

Ngjarja ka ndodhur pranë një qendër tregtare në Prishtinë, kur reperi ishte duke dalë nga një kinema dhe po shoqërohej nga një djalë dhe një vajzë.

Atyre u ka bërë pritë një makinë me katër persona të paidentifikuar dhe persona që janë ende të paidentifikuar kanë nisur ta ofendojnë.

Ndonëse këngëtari ka tentuar të largohet ata e kanë kapur dhe kanë nisur ta rrahin, ndërkohë që njëri prej tyre e kërcënonte me armë.

Dëshmitarë në vendngjarje kanë bërë të ditur se reperi ka pësuar dëmtime të lehta, ndërsa është thyer edhe një derë e qendrës tregtare.