Prej kohësh larg muzikës, Rezarta Shkurta ka zgjedhur t’i dedikohet biznesit të saj dhe familjes.

Ajo ka ndarë në rrjetet sociale një foto ku tregon se si bëhen duart e saj pas çdo projekti që realizon.

“Pas çdo skenografie duart e mia përfundojnë kështu! Më kujton fëmijërinë kur pikturoja. Nuk e përshkruaj dot kënaqësinë që ndjej. Për mua kjo nuk është punë, por dashuri e përjetshme”, -ka shkruar ajo në foton e publikuar.