Lidhja e dashurisë së Chris Brown me Rihannën është komentuar gjatë në faqet rozë, por këtë herë janë bashkuar për një arsye tepër të veçantë.

Së bashku me emra të tjerë të muzikës, ata janë në mbrojtje të djalit të vogël, Keaton Jones, video e së cilit ku shpjegon se si e ngacmojnë në shkollë po qarkullon në internet.

Klipi i shkurtër është bërë viral dhe ish-çifti më i njohur në showbiz është bashkuar për 11-vjeçarin.

"Të dua vëlla. Dëshiroj që të frymëzoj botën dhe njerëzit që të shfaqin dashuri dhe keqardhje. Pas kësaj video, doja ti bëja keq njerëzve që zgjodhën këtë fëmijë, por pastaj kuptova se dashuria funksionon në dy mënyra" – shkruajti Chris Brown në Instagram.

Më pas, ylli i popit Rihanna e quan hero dhe mbret për inspirimin që i ka dhënë gjithë botës me historinë e tij.

"Hero! Faleminderit mbret i vogël që na frymëzove të gjithëve që kemi përjetuar këtë gjë. Nësë aktualisht ndihesh i ngacmuar, zemrat dhe lutjet e mia shkojnë me ty," – u shpreh Riri.

Kështu, në mënyrë të pavetëdijshme ata janë bërë bashkë përsëri ndërkohë që ka patur emra tjerë të mëdhenj si Cardi B apo Jarret Guarantano që janë frymëzuar nga historia e djalit të vogël.