Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora për herën e dytë do të jetë prezantuese e ngjarjeve të rëndësishme botërore në botën e muzikës.

Pas moderimit të MTV Europe Music Awards në vitin 2017, Ora këtë vit do ta drejtojë MTV Video Music Awards 2018, që do të mbahet të hënën e ardhshme.

Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes Instagramit.

“Do të shihemi të hënën. 20.8.18”, ka shkruar Rita Ora.

Në këtë garë muzikore, pop-këngëtarja është e nominuar edhe në kategorinë Best dance për hitin e saj me Aviciin “Lonely Together”.