Ekspozimi i formave trupore nuk është risi për Rita Orën. Këngëtarja shqiptare me famë botërore shpesh tërheq vëmendjen me fotografitë që i publikon në rrjetet sociale.

Nuk kanë munguar edhe rastet kur ajo ka pozuar e zhveshur për revista mjaft të popullarizuara. Kësaj radhe, 26-vjeçarja është shfaqur e zhveshur në pjesën e sipërme në imazhet bardhezi.

Megjithatë, ajo është kujdesur që të mos i ekspozohet gjoksi, duke e mbuluar me duar. Në përshkrim, Rita ka treguar se ka pasur probleme me gjumin pas udhëtimit me aeroplan drejt Australisë.

Në javët e fundit, Rita ka qenë mjaft e angazhuar. Ajo shkëlqeu duke e drejtuar ceremoninë e ndarjes së çmimeve MTV EMA. Pastaj ishte pjesëmarrëse në evenimente të tjera duke vazhduar të jetë në qendër të vëmendjes.