Ylli portugez i përfaqësueses së Portugalisë dhe i Realit të Madridit, Cristiano Ronaldo, ka insistuar përballë gjykatës spanjolle se nuk ka kryer asnjë evazion fiskal për shumën prej 14.7 milionë eurosh që akuzohet në Spanjë.

Për këtë gjë, ai i ka kujtuar edhe një herë gjykatëses se ka luajtur për shumë vite në Angli dhe kurrë nuk ka pasur probleme me taksat. Duke nënkuptuar një dëshirë për t'u rikthyer në Premier League.

"Unë jam me 6 klasë shkollë, di vetëm të luaj futboll, për llogaritë e mia paguaj njerëz profesionistë që të merren", ka theksuar Ronaldo përpara gjyqtares Monika Gomez Ferrer.

"E përsëris, unë i kam paguar taksat, nëse nuk kam paguar mjaftueshëm do t'i paguaj sërish", mbylli Ronaldo deklaratën e tij përpara trupit gjykues.