Adrian Gaxha është artisti i njohur shqiptar që nuk komentohet shpesh në faqet rozë, por intervista e tij e fundit tregon një anë që nuk e kemi njohur.

Ai u bë pjesë e rubrikës 3ND tek "1 Kafe me Labin" ku u pyet për rastet që ka qenë aq i pirë nga alkooli sa ka humbur vetëdijen.

"E mbaj mend një rast, dola nga klubi dhe isha shumë i pirë. Jam njeri që rrallë pi alkool, por kur pi mundem 2-3 litra dhe pak me vonesë më kap alkooli. Mbaj mend që dola nga klubi në Shkup ku festova ditëlindjen time dhe ja futa shtyllës e fillova ti kërkoj falje duke menduar se është njeri. Një herë tjetër jam rrëzuar nga makina dhe asfalti më dukej si krevat dhe ashtu më ka zënë gjumi nja 4-5 orë të mira", tha ai.