Na dukej gati e paimagjinueshme që Saimir Kodra të linte Fiksin dhe miqësinë me Filip Çakulin e megjithatë ai u largua për të bërë të njëjtin program në një tjetër ekran.

Por në 20-vjetorin e Top Albanian Radio, ai ishte prezent duke na lënë të kuptojmë se nuk ka mëri mes tij dhe ekranit që ia dha famën fillimisht.