Një nga deputetët e rinj të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Ervin Salianji, është mjaft protagonist në skenën politike si i ftuar në shumë debate televizive ku spikat për natyrën e tij polemiste, por edhe në foltoren e Parlamentit.

Salianji u bë super lajm kur tentoi të fuste në Parlament një peshk të madh, si simbol i korrupsionit në politikë që nuk po i gjendet ilaçi për ta luftuar. Salianji është parë këtë të enjte në oborrin e Parlamentit teksa bënte batuta me një nga gazetarët e terrenit, që mbulon lajmet e Parlamentit.