Ajo është një këngëtare jo shumë e njohur në vendin tonë por që siç thotë, ka një karrierë të konsoliduar në Zvicër.

Në daljen e saj të fundit për publikun shqiptar, ka treguar disa detaje interesante për jetën e saj profesionale si dhe marrëdhëniet me kolegët.

Silvi Dollapi u shpreh sot në emisionin "Ditë e Re", se ka ndihmuar shumë këngëtare të reja, të cilat as nuk dinin të lëviznin gojë për të kënduar, që të nisin karrierën e tyre.

Silvi u shpreh:

"Kam bërë shumë për këngëtarë që vetëm lëviznin gojën. Kam qenë iniciatore që këto këngëtare të bëheshin të famshme në Zvicër, po edhe në shumë vende të tjera botës. Janë shumë mosmirënjohës, por ia kam lënë në dorë Zotit."

Pa ngurruar fare për të treguar emra, një nga këngëtaret e njohura që ka demaskuar Silvi është Anjeza Branka.

"Ajo që kam ndihmuar është Anjeza Branka. Por ka ngelur aty ku e kam lënë unë."