Edhe pse shtatzënë bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj, Ajola Xoxa nuk i ndahet punës.

Në një postim në Instagram, Ajola bën me dije se një tjetër klip po realizohet me regji të saj.

Pas këngës "Drejt suksesit" të Alban Skënderaj dhe Noizy duket se ajo do të bashkëpunojë sërish me reperin e njohur.

“Projekt i ri, së shpejti me Noizy-n dhe Ghalin, “-shkruan Ajola duke lajmëruar kështu edhe për projektin e ri muzikor të reperit.