Që nga momenti që Sinan Hoxha dhe Andrra Destani lidhën kurorë ata u kthyen në një nga çiftet më simpatik dhe të dashur në sytë e publikut.

Së fundmi, Sinani dhe Andrra kanë qenë të ftuar në emisionin “n’Kosovë show”, së bashku me Sabri Fejzullahun dhe bashkëshorten e tij Nera.

Ajo që ka bërë përshtypje ishte kërkesa e moderatorit i cili në fund i ka kërkuar Sinanit dhe Andrrës të putheshin. “Unë jam përpara ‘prindërve’ të mi këtu. Do i marr leje babit dhe mamit tim”, është përgjigjur Sinani.

E lejojmë patjetër”, tha Sabriu dhe Nera, ndërsa Andrra dhe Sinani dhanë një puthje që u shoqërua me duartrokitje nga të pranishmit.