Stilistja e njohur Enada At’Nikolla ishte e ftuar pasditen e sotme në emisionin “Rudina”, në Tv Klan, ku rrëfeu ndër të tjera se si humbi një peshë të konsiderueshme në pak muaj.

At’Nikolla tregoi se ka përdorur një produkt, të cilin ia kishin sjellë nga Amerika dhe se ka rënë në peshë normalisht, 4-5 kilogramë në muaj. "Kura,- tha ajo,- ka zgjatur 3 muaj".

“Unë kam humbur shumë kilogramë. Kam marrë një produkt nga Amerika dhe kam humbur peshë në mënyrë të rregullt 4-5 kilogramë në muaj. Nuk kam bërë operacione sepse nuk kisha peshë aq të madhe sa të bëja operacion stomakun. Kam patur siklet shenjat e trupit…Por, përpara se ta marrësh këtë produkt duhet të konsultohesh me doktorin”,- tha At’Nikolla.