Persona të paidentifikuar kanë qëlluar drejt reperit 50 Cent dhe 6ix9ine (emri i të cilit është Daniel Hernandez), teksa po xhironin një videoklip.

Nga incidenti fatmirësisht nuk ka pasur asnjë të lënduar.

Policia gjeti në sheshxhirim në Greenpoint, Brooklyn 11 gëzhoja.

I dyshuari sipas TMZ po ngiste një Porsche të bardhë me targa të New Jersey. Nga gëzhojat e mbledhura besohet se arma me të cilën është qëlluar, është një 9 mm gjysmë-automatike.

6ix9ine, 50 Cent, Casanova dhe Xha Murda ishin të gjithë në vendngjarje në kohën kur filluan të shtënat, por asnjëri prej tyre nuk u qëllua.

Policia po shqyrton kamerat e sigurisë në rrugë por deri tani nuk ka asnjë të dëshuar.