Ish-miss Shqipëria, aktorja Almeda Abazi po kalon momente të paharrueshme në pushimet me bashkëshortin e saj, aktorin e njohur turk, Tolgahan Sayisman.

Çifti i famshëm shoqërohet në pushimet me jaht në detin Egje nga e motra e Almedës, Ilda Abazi, i dashuri i saj, basketbollisti turk Kenan Sipahi si dhe nga Ugur Boral.

Në disa postime komike në Instagramin e saj me fotot e publikuara në median turke, Abazi jep edhe mesazhin “jo dhunës kundër grave”.

Por për të mos lënë vend për asnjë keqkuptim, ajo sqaroi se e gjitha ishte shaka dhe se bashkë me Tolgën, siç e thërret bashkëshortin dhe me të motrën, e cila e shpëtoi nga duart e tij, kanë qeshur pa fund.