Është përfolur gjërë e gjatë këto ditë në media se moderatorja e njohur Luana Vjollca i ka dhënë fund marrëdhënies së saj me Krenar Çoçajn.

Edhe pse ata asnjëherë nuk e kanë konfirmuar lidhjen e tyre, sërish dyshja e njohur kanë qenë në qendër të vëmendjes. Sot çifti janë kapur ‘mat’ në një nga zonat e Tiranës,  ku banon edhe mamaja e Luanës shkruan Story.

Të dy së bashku janë fotografuar, gjë që tregon se ata nuk janë ndarë. Çiftin e shoqëronte edhe e ëma e Luanës, zonja Maria.