Gjatë verës, një një prej plazheve të jugut, këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, Olta Boka është kapur në momente intime me partnerin e saj, i cili u mësua se është djali i deputetit të LSI-së Shezai Rrokaj, Iv Rrokaj.

Edhe pse vetë këngëtarja nuk dha asnjë konfirmim për të, shpejt lajmi u konfirmua, madje më vonë u shkrua se në plane çifti kishte edhe një dasmë.

E ftuar sot pasdite bashkë me vëllanë për të promovuar klipin e tyre të parë “Atij, asaj”, në emisionin Rudina, Olta u pyet për këtë aspekt të jetës së saj private, por tha se këtë pjesë ka dashur ta ketë gjithmonë për vete:

“Mua më pëlqen të jem e sinqertë dhe jo vetëm me familjen, por kam zgjedhur të jem e siqertë edhe me publikun. Është mësuar se unë tashmë jam në një marrëdhënie dhe kam treguar që jam në një marrëdhënie. Por sa u përket detajeve, nuk kam dashur të flas, duke respektuar partnerin që kam në krah dhe disa parime që kam unë si artiste. Pavarësisht kureshtjes, mendoj që do të ishte më e shëndetshme nëse respektohet kjo pjesë…” – tha Olta ndër të tjera.