Ndonëse është vajza e dy aktorëve të famshëm, Katie Holmes dhe Tom Cruise, ajo do të bëjë një fëmijëri të thjeshtë si gjithë moshatarët e saj.

Suri Cruise është parë të dielën duke shitur limonadë në paradën e komunitetit LGBTI në qytetin e New York-ut. E shoqëruar nga disa miq, grupi i vajzave shiste secilën pije për 2 dollarë, ndërkohë që Suri ishte nën vëzhgimin e dados.

“Ajo ishte shumë e ëmbël dhe e sjellshme duke i treguar çdo personi që të shijojë ditën dhe duke i dhuruar buzëqeshje”, tregoi burimi.

Pati edhe reagime në rrjete sociale ku shumë persona shpreheshin të kënaqur se kishin blerë limonadë nga vajza e aktorëve të famshëm.

Suri po jeton momentalisht në New York me nënën e saj Katie Holmes. Katie është ndarë nga Tom Cruise që në vitin 2012 dhe tani ka nisur romancën me Jamie Foxx.