Stilisti francez Hubert de Givenchy, i cili krijoi veshje për persona të njohur dhe morën vëmendje të madhe, ka vdekur në moshën 91-vjeçare.

"Givenchy vdiq në gjumë, të shtunën më 10 mars 2018. Nipërit dhe mbesat, fëmijët, ndajnë këtë dhimbje"– ka thënën partneri i tij, Philippe Venet, një ish-dizenjator “haute couture” për agjencinë e lajmeve “AFP”.

Givenchy ishte më i famshëm për krijimin “fustanit të zi” të veshur nga Audrey Hepburn në hapjen e skenës së ‘Breakfast at Tiffany's’. "Rrobat e bukura të Givenchy më dhanë ndjenjën e të qenit kushdo rol që kam luajtur," – tha aktorja Hepburn. 

Pjesa më e madhe e stilimeve të tij kishin karakter aristokratik, sidomos kur Givenchy nisi bashkëpunimet me Christian Dior dhe Balmain, pikërisht pas Luftës së dytë Botërore.