Stresi është mjaft i njohur jo aq për muzikën që bën por për problemet e shpeshta që ka me drejtësinë.

Arratisje si nëpër filma nga komisariati apo arrestimi nga antidroga pak ditë më parë në Tiranë, janë disa nga ngjarjet më të bujshme të reperit.

Ai u la i lirë gjatë ditës së sotme, ndërsa nuk ka vonuar të thumbojë policinë.

Sapo ka dalë nga qelia, Stresi ka publikuar një video në Instagram ku shfaqet duke tymosur, ndërsa në murin e lagjes shkruhet: “Police mos u dorëzo. Paqe jeshile. Banda e lagjes”.

“Jom shumë i madh për ju, i lirë”, shkruan Stresi në përshkrimin e videos.