Besi dhe Xhensila aktualisht ndodhen në Milano, në vendin e ‘skifterave’. Ai njihet për natyrën e tij komike si dhe bëmat që nuk reshtin asnjëherë në rrjetet sociale.

Ndaj edhe këtë herë aktori i humorit Bes Kallaku, iu ka bërë një shaka të hidhur disa turisteve në Itali, teksa bën rolin e fotografit.

Besi pasi iu shkrep foton, tenton të largohet me vrap, ndërsa vajzat që i kishin dhënë  aparatin frikësohen pasi mendojnë se kanë rënë pre e një hajduti. Nga ana tjetër është Xhensila ajo e cila i qetëson vajzat.

"Nooooo. Sa ka bertit e shkreta, kujtoi se i ika…. (Kur turistet te japin aparatin ti bosh i foto, por tu ka bo ves e ikmja me vrap)", shkruan Besi krahas videos.