Era Istrefi performoi përkrah këngëtarëve me famë botërore Will Smith dhe Nicky Jam, në finalen e Kupës së Botës.

Treshja ka ndezur stadiumin e Luzhikit në Moskë me 'Live It Up', ditën e djeshme.

Pas performancës Will Smith i ka bërë një dedikim Erës në një postim në Instagram.

"Ti je një shpirt i bukur dhe delikat. Unë të vlerësoj ty. Vazhdo të buzëqeshësh,"-shkruan ai.

Ndërsa këngëtarja shqiptare ka komentuar: "Falemiderit që ekziston."