Këngëtarja Xhensila Myrtezaj është në pritje të ëmbël. E ftuar në emisionin më të ri të Tv Klan “Në kurthin e Piter Panit” bukuroshja Myrtezaj ka zbuluar për herë të parë gjininë e fëmijës së saj.

Çifti e ka mbajtur sekret lajmin e pritjes së ëmbël të fëmijës së tyre të parë.

Mënyra sesi u zbulua gjinia e foshnjës ishte shumë interesante. Një kuti e madhe erdhi në studio dhe më pas ajo e hapi ku dolën disa tullumbace rozë, të cilat na treguan se Xhensila dhe Besi do bëhen prindër të një vajze.