Zbulohet arsyeja, ja pse Top Channel shkarkoi Sokol Ballën

Postuar: 14/11/2017 - 17:39

   Teksa ka lindur një “luftë” mes kryeministrit Edi Rama dhe televizionit kombëtar Top Channel, vijnë edhe kokat e para “të prera”.

Bordi drejtues shkarkoi nga puna drejtorin e informacionit Sokol Balla, ndërkohë që në vend të tij është emëruar përkohësisht gazetari Endri Xhafo, i ardhur vetëm pak muaj më parë nga ABC News.

GazetaExpress bën të ditur se bordi ka shkarkuar Sokol Ballën pasi pronarët kanë kërkuar që Top Channel në vijim të jetë edhe më kritik ndaj qeverisë, por duket se kjo gjë është kundërshtuar nga ana e drejtorit të informacionit.

Kjo linjë e re e Top Channel kundër Edi Ramës përforcohet edhe me faktin se Endri Xhafo, drejtori i ri i Informacionit është një prurje opozitare, i dalë hapur shpesh herë kundër “Rilindjes”.

Pak ditë më pare, në një aktivitet për ditët e medias të mbajtur në Tiranë pati edhe replika të forta mes Edi Ramës dhe Top Channel.

Kjo situatë solli një reagim të kreut të ekzekutivit në Facebook dhe një shkrim editorial nga ana e televizionit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Nga studio e Top Show këngëtarja Miriam Cani ka pohuar se pauza prej më shumë se 2 vitesh nga skena ka qënë për shkak të vajzës së saj

   Kantautori i njohur Pirro Çako ishte i ftuar në koncertin operistik të Migena Gjatës, motrës së madhe të Elvana Gjatës.

   “Kapitenët” është një program interesant, i cili tregon për jetën private të futbollistëve, duke u fokusuar kryesisht tek të dashurat

   Pasi lajmëroi divorcin pak javë më parë nga babai i djalit të saj Gabriel, një nga personazhet më simpatikë të showbizit shqiptar ka r

Aktori i famshëm turk, Kivanç Tatlitug, po punon së fundmi për një serial të ri, xhirimet e së cilit po mbahen në qytetin bregdetar të Ka

Ndarja nga jeta e kompozitorit të njohur shqiptar Aleksandër Lalo, në moshën 68-vjeçare ishte humbje e madhe për artin shqiptar.

Tashmë është e konfirmuar se një nga çiftet më simpatik në showbiz-in shqiptar është këngëtarja Çiljeta Xhilaga dhe futbollisti, Alban Ho

Një tufë me lule, të cilën këngëtarja e ka publikuar në profilin e saj në Instagram, është bërë shkak që gjatë ditës së sotme të qarkullo

   Anna Gjebrea ka treguar se është duke ecur në hapat e të atit. 

   Gjatë verës, një një prej plazheve të jugut, këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, Olta Boka është kapur në momente intime me partne