Kim Kardashian ka zbuluar emrin e vajzës së saj të sapolindur.

Foshnja është pagëzuar me emrin Chicago West, sipas vendlindjes së reperit. Vogëlushja do të thirret shkurt Chi.

Ylli 37 vjeçar dhe burri i saj Kanye West me datë 15 të këtij muaji u bën prindër për herë të tretë me anë të një nëne surrogate, pasi ylli televiziv kishte komplikime në lindjen e saj të dytë.

Çifti janë prindër edhe të katër vjeçares North dhe dy vjeçarit Saint.