Këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe aktori Bes Kallaku janë bërë prindër për herë të parë ditën e sotme.

Mësohet se çifti ka menduar të vendosin një emër krejtësisht shqiptar e të veçantë njëkohësisht, për vogëlushen e sapo ardhur në jetë.

'Icon Style' ka bërë të ditur se vajza e Xhensilës dhe Besit quhet Ajka. Ajka do të thotë pjesa më e mirë e gjithçkaje, dhe mesa duket kështu e shikon dyshja të voglën e tyre. 

Ditët e fundit Besi dhe Xhensila janë parë duke bërë përgatitjet përfundimtare për pritjen e princeshës së tyre.