Një nga problemet më të mëdha të vajzave kur shkojnë në një dasmë është; çfarë të veshin? Problemi "shtohet", kur je personazh i njohur publik dhe të duhet të shkosh në një dasmë të përmasave të mëdha, si ajo e Ledionit dhe Sarës. Çifti i famshëm kanë realizuar në liqenin Como në Itali një dasmë përrallore që do të mbahen mend gjatë nga ata, por edhe të ftuarit që ishin prezent në këtë ditë të rëndësishme për çiftin.

Disa personazhe të njohur publikë ishin pjesë e dasmës së vitit. Sigurisht që vëmendja është përqëndruar tek vajzat, të cilat i kushtojnë më shumë rëndësi pamjes së jashtme. Nuk e dimë nëse e keni vënë re edhe ju, por në dasmën e Ledionit dhe Sarës të ftuarat vajza, kishin zgjedhur kryesisht një ngjyrë; të kuqen. Kjo ngjyrë nuk del asnjëherë nga moda dhe kur ka evenimente të tilla është gjithmonë "IN". Në modele të ndryshme, por që i bashkon e njëjta ngjyrë, këto vajza të njohura shqiptare duket sikur e kanë bërë më fjalë me njëra-tjetrën për t'u veshur me të njëjtën ngjyrë, pasi ato kanë bërë të njëjtën zgjedhje. Sa bukur që duken Besa Kokëdhima, Eneda Tarifa, Alketa Vejsiu, Amarda Toska dhe Luana Vjollca!/Class