Horoskopi Javor

Horoskopi javor, 13-19 gusht 2018

Dashi: 

Dashuria

Yjet do ju përkëdhelin së tepërmi këtë jave ju që jeni në çift dhe do ua bëjnë jetën akoma më të bukur. Do flisni dhe do bashkëpunoni për gjithçka me atë që keni në krah. Beqarët edhe pse do kenë shume mundësi për të krijuar një lidhje duhet të bëjnë kujdes. Jo të gjithë personat mund t’iu përshtaten.

Puna

Në planin financiar çdo gjë do shkojë mirë. Do tregoheni të kujdesshëm me shpenzimet dhe do mund të kryeni transaksionet e dëshiruara. Shëndeti nuk do jetë problematik, por duhet të bëni kujdes me ushqimin e tepruar. Puna do ecë goxha përpara dhe do sjellë përfitime në të ardhura. Do ndiheni mire për arritjet. Me familjarët do keni diskutime të gjata.

Demi: 

Dashuria

Marrëdhënia ne çift mund te ketë stuhi nëse nuk dini te silleni dhe veproni sipas impulseve. Kujdes, do vije një dite dhe partnerit do lodhet. Beqaret do kenë shume mundësi për takime këtë jave. Ndërmjet atyre qe do takoni mund te jete dhe personi qe do ju beje për vete.

Puna

Nuk do bëni shpenzime pa kufi këtë jave dhe buxheti juaj do filloje te përmirësohet. Rezistenca fizike nuk do jete e mire, por kjo do kaloje duke u çlodhur. Pjesa tjetër e shëndetit do jete e mire. Ne pune do keni disa konflikte me koleget por edhe me shefat. Mbrojini te drejtat tuaja me çdo kusht. Ne familje situata do jete e qete dhe pa probleme. Kjo do ju mbushe shpirtin me gëzim.

 

 

 

Binjakët: 

Dashuria

Ka rrezik të përballeni me surpriza jo të mira gjate kësaj jave në jetën tuaj në çift. Si ju ashtu edhe ai që keni në krah nuk do toleroni në asnjë moment. Beqarët nuk do kenë shumë fat në dashuri dhe sërish do mbeten vetëm. Mos kërkoni një person perfekt sepse ai nuk ekziston.

Puna

Në planin financiar do ju ndjekë fati i keq dhe do keni goxha vështirësi. Kërkoni ndihme pa qenë shumë vonë. Shëndeti do vijë duke u përmirësuar dita ditës dhe në fund të javës do keni energjinë e dëshiruar. Në punë do keni disa përballje të forta me shefat, por në fund do e merrni atë që keni kërkuar. Ndonjëherë ja vlen te tregoheni paksa kokëfortë. Ne familje do keni mosmarrëveshje.

 

 

 

Gaforrja: 

Dashuria

Gjate gjithë kësaj jave do argëtoheni aq shume me atë qe keni ne krah saqë ndonjëherë do ju duket vërtet sikur nuk jeni ne këtë bote. Çdo çast do jete emocionues. Edhe ata qe kane pasur mosmarrëveshje do jene me te qete. Beqaret bëjnë mire te mos tregohen te pamatur dhe impulsive sepse mund te bëjnë gabime dhe te vuajnë për gjithë jetën.

Puna

Financat do jene goxha delikate. Çdo shpenzim te nevojshëm kryeni me kujdes ne mënyrë qe gjendja mos arrije piken me kritike. Shëndeti nuk do jete aspak ne gjendjen e duhur. Vizitohuni dhe merrni trajtime mjekësore sa me pare. Ne pune do jeni dinamike dhe nuk do ndaleni derisa te merrni atë qe dëshironi. Jeta familjare do jete me e ngrohte.

Luani: 

Dashuria

Jeta juaj ne çift do kaloje një jave mjaft delikate. Ne shume momente do keni dyshime për atë qe keni ne krah dhe do e pyesni gjere e gjate. Mund edhe ta lëndoni pa dashje. Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare dhe jete do iu ndryshoje rrënjësisht. Gjerat ndodhin atëherë kur me pak e prisni.

Puna

Financat do kenë përmirësime te vogla, por q do ju ndihmojnë te dilni nga situata ku ndodheni. Shëndeti nuk do jete i shkëlqyer, megjithatë do ndiheni pak me mire se disa kohe me pare. Ne pune do filloni projekte te rëndësishme dhe mjaft fitimprurëse. Mos e ndalni veten për asnjë çast dhe bëni atë qe do ju duket me e logjikshme. Jeta familjare do jete disi me e qëndrueshme.

Virgjëresha: 

Dashuria

Jave plot diell kjo për ata qe janë ne një lidhje. Do keni një komunikim te ngrohte me atë qe keni ne krah dhe do jeni gati te bëni çdo lloj çmendurie nëse ai ua propozon si alternative. Beqaret do kenë dite te zakonshme dhe pa takime te veçanta.

Puna

Ne planin financiar do keni dëshira te çmendura dhe do kryeni shpenzime te paimagjinueshme. Kjo do jete arsyeja pse te ardhurat mund te kenë tronditje. Planetët do ua mbrojnë gjate gjithë kohës shëndetin dhe do ju nxitin te ruani një ekuilibër ushqimor. Ne pune priten ndryshime te rëndësishme. Do jeni me te organizuar dhe mund t'iu jepen edhe me tepër përgjegjësi. Sigurisht qe do ketë edhe rritje te pagës. Me familjaret tregohuni sa me te dashur.

Peshorja: 

Dashuria

Yjet do ndikojnë negativisht këtë jave ne jetën tuaj ne çift dhe do nxitin debatet dhe mosmarrëveshjet gjate gjithë kohës. Ne disa momente do ndiheni keq dhe gati për t'u ndare. Beqaret do jene te paqëndrueshëm ne mendime dhe nuk do dine çfarë hapash te hedhin. Mund te humbasin edhe mundësi te shkëlqyera.

Puna

Për financat do përkujdeseni me tepër se me pare dhe do ruani gjithë kohës qëndrueshmërinë. Shëndeti do kenë probleme vetëm ditët e para, por pas një kure me medikamente ne fund te javës do riktheheni ne forme. Ne pune do luftoni fort për te arritur atë qe doni dhe do e përballoni edhe konkurrencën e forte. Jeta familjare do jete mjafte e qete.

Akrepi: 

Dashuria

Jeta juaj ne çift nuk do ketë probleme te mëdha gjate kësaj jave megjithatë nuk do mungoje as ndonjë mosmarrëveshje e vogël. Partneri do jete me i kuptueshëm se ju dhe do mundohen ne çdo moment te riktheje qëndrueshmërinë. Beqaret qe janë ne kërkim te shpirtit binjak do e gjejnë atë me shpejt nga sa kane menduar.

Puna

Te ardhurat do vijnë dalëngadalë duke u përmirësuar. Mos kërkoni te pasuroheni menjëherë sepse ky do jete një gabim i rende. Shëndeti do ketë goxha probleme. Do keni sasi te larte kolesteroli dhe nuk do ndiheni ne formën me te mire te mundshme. Ne pune priten ndryshime te menjëhershme. Fatmirësisht mundi dhe djersa do shpërblehen. Edhe me familjaret gjerat do ecin mire.

Shigjetari: 

Dashuria

Do kaloni momente te lumtura këtë jave juve qe jeni ne një lidhje dhe emocionet do shumëfishohen. Do ndiheni edhe me te sigurte për lidhjen qe keni krijuar dhe do mendoni te merrni vendime me rëndësi shume shpejt. Beqaret duhet te joshin me kujdes dhe diplomaci ne mënyrë qe te mos bëjnë gabime.

Puna

Financat nuk do jene te këqija, por nëse kryeni shpenzime te ekzagjeruar do keni probleme serioze me pas. Shëndeti here do jete i mire dhe he mund te ndiheni te lodhur e pa fuqi. Mos harroni asnjë moment te konsumoni vitamina dhe te pini sa me shume lëngje. Ne pune do jeni autoritare dhe do arrini me shpejt atje ku keni planifikuar. Me familjaret do keni divergjenca ditët e para, por çdo gjë do rregullohet shpejt.

Bricjapi: 

Dashuria

Edhe nëse keni kohe qe jeni ne një lidhje nuk duhet ta teproni me asgjë këtë jave. Partneri nuk do jete shume ne humor për te dëgjuar shakatë tuaja. Beqaret do kenë takime premtuese dhe mund te nisin një histori te bukur dashurie. Me ne fund jeta juaj do ketë ndryshime pozitive.

Puna

Edhe financat mund te përmirësohen nëse shpenzoni me kujdes dhe maturi. Planetët gjithsesi do jene ne anën tuaj. Shëndeti do ketë ulje dhe ngritje. Nëse praktikoni ndonjë sport do ndiheni akoma edhe me mire. Ne pune nuk do arrini dot ta përfundoni ne kohe atë qe keni nisur dhe do merrni kritika. Edhe me familjaret punët nuk do i keni mire.

Ujori: 

Dashuria

Nuk do i rezistoni dot tundimit për te bere disa çmenduri këtë jave ne jetën tuaj ne çift dhe do përjetoni kënaqësi te paimagjinueshme. Beqareve do iu rrahe zemra fort pasi te marrin një propozim interesant nga dikush qe e kane pëlqyer prej kohesh.

Puna

Gjendja financiare do vije dalëngadalë duke u konsoliduar. Do jeni me te logjikshëm kur te kryeni shpenzime. Shëndeti mund te ketë shqetësime te vogla te shkaktuara këto nga stresi. Mire do jete te flisni me një psikolog. Jeta profesionale do jete stimuluese. Do ja dilni te nënshkruani kontrata afatgjata te cilat do sjellin edhe me shume fitime për ju. Marrëdhënia me familjaret do jete e shkëlqyer. Problemet e se shkuarës do i lini pas.

Peshqit: 

Dashuria

Kjo jave do jete e mrekullueshme për ata qe janë ne një lidhje. Çdo dite do përjetoni ndjesi dhe emocione te reja dhe do ndiheni si ne ëndërr. Partneri do ua tregoje gjithë kohës se çfarë ndjen. Beqaret ditët e para do kenë te njëjtin status, po njohjet e reja nuk do mungojnë. Ne fund te javës mund edhe te hidhni ndonjë hap me tutje. 

Puna

Financat do jene goxha te dobëta. Edhe pse nuk rrezikoni katastrofa te mëdha, e mira do ishte te bëni kujdes me shpenzimet. Shëndeti do jete i mire. Do ndiheni ne forme dhe aspak te dobët moralisht. Ne pune do jeni ambicioze dhe nuk do ndaleni derisa te arrini ku dëshironi. Atmosfera ne familje do jete e ngrohte.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: