Horoskopi i muajit shkurt 2018

Dashi: 

Ky muaj pritet të jetë interesant për ju edhe pse herë pas here mund të keni vështirësi dhe probleme të vogla shëndetësore. Gjendja psikologjike here pas here do lërë për të dëshiruar. Mund të keni edhe probleme me gjumin dhe duhet patjetër të flisni me specialistët.

Dashuria

Çështjet e dashurisë në përgjithësi do ju ecin mirë, megjithatë angazhimet familjare here pas here do ju duken lodhëse. Do bëni plane dhe do provoni edhe eksperienca të veçanta me partnerin. Për beqarët do jetë muaj i ndërlikuar dhe nuk do ndodhin gjëra të jashtëzakonshme. Shumicën e kohës, ata do mbyllen në vetvete.

Puna

Financat duken goxha premtuese dhe të begata. Në punë do keni goxha ngarkesë, por me këmbëngulje, durim dhe mbështetje nga disa kolegë do ja arrini qëllimit. Disa mund të bëhen edhe më të njohur në fushën e tyre.

Demi: 

Ky do të jetë një muaj vendimtar dhe i mbushur me sfida. Përveç ndonjë aksidenti të vogël në përditshmëri, shëndeti nuk do ketë probleme serioze.

Dashuria

Nëse jeni në një lidhje duhet t'i përkushtoheni edhe më tepër atij që keni ne krah dhe duhet të shmangni debatet për gjërat elementare. Nëse flisni hapur për dëshirat dhe nevojat që kanë të dyja palët, marrëdhënia mes jush do forcohet edhe më shumë. Mundohuni që herë pas here të bëni edhe ndonjë surprizë sado të vogël. Beqaret do kenë disa takime interesante dhe mund të hedhin edhe hapat e para drejt një lidhjeje që do ua mbushë shpirtin.

Puna

Në planin financiar fati do të jetë në anën tuaj. Do keni mundësi edhe të investoni, edhe të shlyeni borxhet e marra. Në punë vërtet do jeni paksa të turpshëm dhe nuk do të ndërmerrni shpesh iniciativa, por do keni rezultate shumë të mira.

Binjakët: 

Ky muaj ka për të qenë i shkëlqyer për ju. Do të jeni mjaft energjikë dhe dinamikë, kështu që do t’i kaloni të gjitha pengesat që mund t'iu dalin përpara. Shëndeti do të vijë dita ditës duke u përmirësuar. Nuk do jeni më as në ankth dhe nuk do keni as shqetësimet nga shpina apo barku.

Dashuria

Çështjet sentimentale do të ecin për mrekulli. Do të ketë romancë, emocion, ndjenja të forta dhe surpriza të jashtëzakonshme. Pas datës 10, do të ndodhin ngjarje vërtet shumë interesante. Për Shën Valentin mund të bëhen edhe deklarata drithëruese. Edhe për beqarët ky muaj do të jetë plot diell. Ata do të arrijnë ta bëjnë për vete atë që pëlqejnë dhe do të fillojnë lidhjet e ëndërruara.

Puna

Financat do të përmirësohen jashtëzakonisht falë një trashëgimie të majme ose falë një pune të kryer me sukses. Jeta profesionale nuk do ketë vështirësi të mëdha, por më e suksesshme do jetë për ata që punojnë në tregun e financave. 

Gaforrja: 

Muaj pozitiv ka për të qenë ky për të gjithë ju Gaforre. Vështirësitë do kalohen që javën e parë dhe më pas dielli do të ndriçojë. Shëndeti ne tërësi do jete i mire nëse çlodheni me tepër dhe kujdeseni për ushqimin.

Dashuria

Të dashuruarit duhet të bëjnë kujdes me xhelozinë, sepse ajo mund t'jua trondisë gjithë atë që keni ndërtuar deri më sot. Nëse keni dyshime apo nuk jeni të bindur për diçka, më mirë të flisni hapur dhe të gjeni zgjidhjet më të mira. Pas datës 8, çdo gjë do të jetë më e bukur dhe plot hare. Beqarët do kalojnë ditë fantastike, plot dëshirë për të jetuar e për të përjetuar emocione. Priten ngjarje fantastike.

Puna

Çështjet e financave duhet t'i mbani gjithë kohën nën kontroll. Mundohuni të mos tundoheni dhe të shpenzoni pa mbarim. Në punë do të jetë një muaj pozitiv, por me ndryshime goxha të mëdha. Mundohuni të jeni të logjikshëm dhe sa më të organizuar.

Luani: 

Ky do të jetë një muaj përgjithësisht i mirë, por sigurisht që në momente të caktuara mund të përballeni edhe me vështirësi. Rezistenca fizike dhe ajo morale do të jenë fantastike. Do ndiheni në formë të shkëlqyer.

Dashuria

Nëse jeni ne një lidhje duhet të dashuroni më me ëmbëlsi dhe delikatesë atë që keni në krah, pasi kështu marrëdhënia mes jush do bëhet edhe më e fortë. Mos ngurroni të bëni edhe ndonjë gjë ndryshe, në mënyrë qe rutina të mos mbizotërojë asnjëherë. Beqarët do të kenë një muaj plot risi dhe emocione. Gjithçka që ata kanë dashur, do mund t'ju plotësohet.

Puna

Sektori i financave do të privilegjohet gjithë kohës nga yjet. Ato do jenë të begata dhe aspak problematike. Në punë do ju jepen mundësi reale për të arritur atje ku keni dëshiruar, por duhet t'i bëni sytë katër që të përfitoni sa më tepër. Pranojeni edhe ndihmën e kolegëve.

Virgjëresha: 

Përgjithësisht ky do të jetë muaj i qetë dhe pa probleme, megjithatë herë pas here do ju duhet të reflektoni dhe të riktheheni me këmbë në tokë. Gjendja shëndetësore nuk do të ketë probleme serioze, por nëse kujdeseni për ushqimin, edhe ata që kanë pasur më parë shqetësime do jenë më të qetë.

Dashuria

Për të dashuruarit do të jetë periudha më e përshtatshme për të reflektuar, për t'u afruar, për t'i shprehur ndjenjat dhe për të marrë vendime. Mos ngurroni të bëni edhe ndonjë dhuratë të këndshme. Beqarët do kenë më shumë fat në mesin e muajit, kështu që duhet të përgatiten shpirtërisht për ndryshime.

Puna

Për financat do të jetë muaj më i mirë. Do rimëkëmbeni dhe nuk do ndiheni më në siklet, kur t'ju duhet të shpenzoni. Në punë do ndodhin ndryshime të njëpasnjëshme, por të gjitha në të mirën tuaj.

Peshorja: 

Këtë muaj gjithçka do të jetë në dorën tuaj. Nëse bëni përpjekjet e duhura për ta mbajtur situatën nën kontroll asgjë e keqe nuk ka për t'ju ndodhur. Shëndeti do të ketë periudha të vështira kur duhet të bëni me tepër kujdes. Javët e fundit do të jenë më të qëndrueshme.

Dashuria

Të dashuruarit nuk do të kenë debate apo konflikte të forta dhe në përgjithësi do dashurohen pa dorashka. Persona të tretë mund të ndërhyjnë për t'ju ndarë, por nuk do ia dalin dot. Beqarët do të kenë takime të shumta dhe të shumëllojshme, kështu që mund të bëjnë zgjedhjen e tyre.

Puna

Financat nuk do të jenë të shkëlqyera, megjithatë gjendja do të jetë goxha më e kënaqshme se më parë. Disa familjarë do ju mbështesin fort. Në punë pritet të ketë zhvillime shumë pozitive. Do bëheni edhe më të njohur dhe përfitimet do të jenë të njëpasnjëshme.

Akrepi: 

Muaj harmonik dhe i këndshëm. Ata që janë në një lidhje duhet t'i shtojnë më tepër dozat e imagjinatës dhe nuk duhet asnjë çast që rutina t'ju pushtojë. Për shëndet më të mirë duhet të kujdeseni më tepër për veten dhe t'ua vini veshin specialistëve që do t’ju këshillojnë më së miri.

Dashuria

Nga mesi i muajit mund t'i lejoni vetes edhe ndonjë çmenduri të vogël, sepse do ndiheni vërtet të rilindur. Ata që kanë pasur debate për shkak të xhelozisë, më mirë të flasin hapur dhe të sqarohen njëherë e mirë, pasi po vazhduan ta kontrollojnë dhe ta spiunojnë partnerin, shumë shpejt do t’i vijë fundi lidhjes. Dikush do ju trokasë në derë dhe do ju bëjë deklarata te forta, prandaj beqarët të bëjnë kujdes.

Puna

Financat do të fillojnë të përmirësohen pas datës 12. Në punë do të keni nevojë të motivoheni pak më tepër, që të arrini atje ku dëshironi. Po ia latë gjërat kohës, mund të mbeteni mbrapa dhe nuk do keni arritjet e dëshiruara. 

Shigjetari: 

Ky muaj do të jetë i bukur dhe energjia do t’ju pushtojë shumicën e kohës. Shëndeti herë pas here do të ketë shqetësime për shkak të stresit dhe lodhjes në punë. Ushqehuni më mirë dhe merruni pak më tepër me aktivitet fizik.

Dashuria

Ata që janë në një lidhje duhet të reflektojnë shpesh dhe t'i kujtojnë vetes se për çfarë kanë nevojë vetë dhe për çfarë kanë nevojë të tjerët. Gjithmonë duhet gjetur gjuha e përbashkët dhe nuk duhet neglizhuar tjetri. Nga mesi i muajit ditët do të marrin më shumë ngjyra dhe emocionet do të shumëfishohen. Beqaret me shumë gjasë do të takojnë personin e shumëpritur, por duhet të bëjnë kujdes me hapat që do të hedhin.

Puna

Buxheti do të ketë tronditje të vogla, por ju menjëherë do të merrni masa dhe do e ekuilibroni atë. Në punë do të ndërmerrni iniciativa, do të zgjidhni disa probleme të hershme dhe do të mendoni me optimizëm për të ardhmen.

Bricjapi: 

Në përgjithësi, ky muaj do të jetë i këndshëm edhe pse në mes dhe në fund të shkurtit mund t'ju dalin vështirësi të vogla. Shëndeti do të kalojë ditë delikate. Çlodhuni herë pas here, bëni aktivitet fizik dhe konsumoni më shumë vitamina.

Dashuria

Nëse jeni në një lidhje duhet t'i përkushtoheni pafundësisht partnerit tuaj. Surprizojeni herë pas here, i thoni fjalë të ngrohta dhe dashurojeni pa kushte. Beqarët nuk do i vënë vetes objektiv gjetjen e dashurisë. Ata do të preferojnë të analizojnë gjithçka para se të hedhin hapa. Jo të gjithë do të ndryshojnë status dhe kjo jo sepse do të mungojnë rastet.

Puna

Me financat duhet të bëni më tepër kujdes, sepse çdo pakujdesi e vogël mund të sjellë tronditje të forta. Në punë duhet të përqendroheni tek thelbi i gjërave. Mbani larg problemet familjare, sepse ato do jua bëjnë gjithçka më të vështirë. Ndihmën e kolegëve është më mirë ta pranoni.

Ujori: 

Muaj i këndshëm dhe i qëndrueshëm ka për të qene shkurti për ju. Do të jeni shumë realistë në gjithçka dhe nuk do e teproni me asgjë. E ardhmja do të jete më e bukur. Shëndeti do të ketë përmirësime të njëpasnjëshme. Do të keni më tepër imunitet dhe do t’i mbani larg virozat.

Dashuria

Nëse jeni në një lidhje apo edhe nëse jeni beqarë mundohuni ta lini veten sa më të lirë dhe të bëni ato që do të ndieni. Të dashuruarit po patën dëshirën e mirë, do e rizgjojnë pasionin dhe do të përjetojnë kënaqësi vërtet të veçanta. Nëse më parë keni pasur keqkuptime, ato duhen zgjidhur që javën e parë me qetësi dhe mirëkuptim. Beqaret duhet të dalin nga guaska dhe të bëjnë atë që do ju sugjerojë zemra.

Puna

Sektori i financave do të fillojë të normalizohet pas datës 5 dhe do të ndiheni shumë më të qetë. Në punë nuk do ju mungojnë as idetë dhe as energjia për të arritur atje ku dëshironi.

Peshqit: 

Gjate këtij muaji gjerat do të ecin përgjithësisht mirë, përveç planit sentimental që herë pas here do të kalojë vështirësi dhe sfida. Rezistenca fizike nuk do të jetë e keqe, por stresi dhe meraku për ndonjë fushë të caktuar do ju sjellë ndonjëherë shqetësime të vogla.

Dashuria

Nëse jeni në një lidhje, herë pas here do ju duhet të reflektoni dhe pse jo, ta kritikoni edhe veten. Në raste debatesh dhe konfliktesh, shmangni marrjen e vendimeve ekstreme, sepse do të pendoheni. Beqarët duhet të dalin sa më shumë dhe të njihen me persona të rinj, pasi vetmia dhe mbyllja në vetvete do t’ju sjellë probleme psikologjike. Gjithsesi miqtë do t’ju gjenden përherë pranë.

Puna

Financat do të jenë të kënaqshme dhe nuk do të ndiheni asnjë moment në vështirësi. Në punë, çdo gjë do të ecë mirë dhe do të merrni përfitime të mëdha. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: