Horoskopi javor, 15 - 21 janar 2018

Dashi: 

Dashuria

Jave e mbushur me shume pasion ka për te qene kjo për te dashuruarit. Do ndiheni mire gjithë kohës dhe nuk do keni aspak ankesa ndaj partnerit. Arsyetimi dhe maturia do jene pikat tuaja me te forta. Beqaret me shume mundësi, do kenë dashuri me shikim te pare ne momentin qe me pak do e presin, por jeta do ju marre shkëlqimin e shumëdëshiruar.

Puna

Financat do jene shume te ekuilibruara dhe nuk do keni asnjë lloj problemi ne këtë sektor. Edhe shëndeti do jete i shkëlqyer. Do ndiheni për mrekulli dhe energjia nuk do mungoje asnjë çast. Ne pune do filloni disa projekte gjigande. Me pak me shume përpjekje dhe përqendrim do arrini majat. Familja do jete mbështetje gjithmonë.

Demi: 

Dashuria

Java do filloje mire për ata qe janë ne një lidhje, por pas te mërkurës monotonia do rikthehet si me pare. Shpesh do ndiheni edhe te pashprese. Beqaret do kenë shume besim tek disa miq dhe do pranojnë te dalin me këdo qe ata do ju sugjerojnë. Ka mundësi qe për ta te nise një tjetër etape.

Puna

Ne planin financiar do i arrini te gjitha objektivat dhe do arrini ta përmirësoni tej mase situatën. Gjendja fizike dhe ajo morale ka për te qene e shkëlqyer. Edhe ata qe kane pasur shqetësime do jene me te qete. Ne pune do ju duhet me shume maturi, përkujdes dhe guxim për te arritur atje ku keni dëshiruar. Ekonomistet dhe tregtaret do jene me te privilegjuarit. Marrëdhënia me familjaret do jete e mire.

Binjakët: 

Dashuria

Sido qe te vijnë punët gjate kësaj dite, edhe sikur partneri te sillet shume mire me ju, nuk duhet ta ngrini atë ne piedestal dhe te besoni verbërisht. Realizmi do ju ndihmoje ta shihni boten me një sy tjetër dhe do ju beje me te qete. Beqaret duhet te jene me te moderuar dhe nuk duhet te pranojnë çdo lloj ftese qe do ju behet.

Puna

Ne planin financiar do ketë përmirësime te njëpasnjëshme kështu qe mund t'i lejoni vetes edhe ndonjë shpenzim me shume se zakonisht. Shëndeti do ketë luhatje te herëpashershme kështu qe kujdes me rutinën ushqimore dhe me aktivitetin fizik. Ne pune do iu jepen detyra te reja, aspak te vështira, por qe po ja dolët do sjellin goxha përfitime. Gamilja shume e qete.

Gaforrja: 

Dashuria

Jeta juaj ne çift ka për te qene e jashtëzakonshme për te dashuruarit. Çdo dite te javës do përjetoni kënaqësi dhe emocione te forta dhe do ju duket shpesh vetja si neper ëndrra. Edhe për beqaret mundësitë duken goxha premtuese, por kjo nuk do te thotë qe ata te dalin me këdo dhe te pranojnë gjithçka qe do ju kërkohet.

Puna

Ne planin financiar është momenti i duhur për te bere nje riorganizim te situatës dhe për te marre nen kontroll menaxhimin. Rezistenca fizike dhe ajo morale do jene shume te mira. Konsumimi i supave, frutave dhe perimeve do ju ndihmoje te kaloni edhe problemet me zorrët. Ne pune do i keni te qarta mendimet dhe do ecni ne rrugën e duhur. Ne familje mund te ketë pak tension.

Luani: 

Dashuria

Nëse nuk doni probleme te mëdha gjate kësaj jave, mundohuni te shmangni përballjet me partnerin. Duke mos toleruar as njeri e as tjetri situata do përkeqësohet akoma me shume. Beqaret duhet te jene me te moderuar dhe me te kujdesshëm. Po nuk i njohën sa duhet personat ata nuk duhet te tentojnë te hedhin hapa.

Puna

Ne planin financiar do ndiheni te bllokuar. Për shkak te shpenzimeve shume te mëdha kohet e fundit tashme nuk do ju lejohen shuma te mëdha. Gjendja shëndetësore ka për te qene e shkëlqyer dhe pa as shqetësimin me te vogël. Ne pune do i bëni te gjitha përpjekjet e nevojshme për te arritur atje ku keni dëshiruar. familjaret, por edhe miqtë e ngushte do ju mbështesin fort.

Virgjëresha: 

Dashuria

Ju te dashuruarit do jeni shume idealiste gjate kësaj jave dhe mund te bëni edhe disa gabime me partnerin. Do ëndërroni me shume sesa duhet dhe realiteti do ju duket shume me i trishtë nga sa është. Beqaret nuk do kenë aspak fat ne dashuri kështu qe çfarëdo përpjekje qe te bëjnë nuk do kenë rezultatet e pritura.

Puna

Buxheti do jete me i mire, por nuk duhet kurrsesi te kryeni shpenzime te pamenduara sepse shume shpejt gjendja mund te përkeqësohet. Shëndeti do jete dinamik dhe pa asnjë lloj problemi. Ne pune do i keni te gjitha kushtet dhe aftësitë për te arritur sa me lart kështu qe gjerat do ju ecin për mrekulli. Për familjaret do jeni pak me te disponueshem dhe do ju ofroni mbështetje.

Peshorja: 

Dashuria

Përfitoni nga klima e ngrohte yjore për te kaluar me tepër kohe me partnerin dhe për t'u dashuruar pa dorashka. Nëse i kushtoni vëmendjen e duhur partnerit ai mund t'iu beje disa propozime qe do ju lënë me goje hapur. Beqaret nuk duhet te fiksohen pas gjendjes materiale te personave sepse me i rëndësishëm është shpirti.

Puna

Gjendja financiare do filloje te përmirësohet ndjeshëm dhe do ndiheni shume mire. Shëndeti mund te ketë shqetësime te vogla. Mundohuni te dilni sa me shpesh ne ajër te pastër dhe te ushqeheni shëndetshëm. Ne pune do jeni me shume fat dhe do hidhni hapa te rëndësishme para. Me familjaret do keni një marrëdhënie te shkëlqyer dhe te gjithë do ju kenë zili.

Akrepi: 

Dashuria

Gjate kësaj jave do jeni shume me te logjikshëm ju te dashuruarit dhe do i sqaroni te gjitha keqkuptimet qe keni pasur. Pas te enjtes do ndiheni me te qete dhe do dashuroheni me lirshëm me njeri-tjetrin. Beqaret do e vuajnë se tepërmi vetminë dhe nuk do arrijnë dot as te hedhin hapa për ta ndryshuar sa me pare atë.

Puna

Buxheti nuk do jete i keq ditët e para, por për shkak te disa shpenzimeve te detyrueshme qe duhet te kryeni, gjendja do filloje te destabilizohet qe nga e mërkura. Për shëndet te mire duhet te shmangni gatimet e pashëndetshme dhe te privilegjoni futat e perimet e freskëta. Ne pune do keni disa debate me koleget dhe do shpërqendroheni. Familja pa te reja.

Shigjetari: 

Dashuria

Jave shume e paqëndrueshme do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Shpeshherë do mbylleni ne vetvete dhe nuk do i afroheni partnerit, çka do sjelle një ftohje ne çift. Bëni kujdes për gjithçka pasi nga sjellja juaj do varet gjithë e ardhmja. Beqaret do jene te turpshëm dhe madje do skuqen kur te marrin propozime. Ata do refuzojnë te hedhin hapa dhe ky do jete një gabim i pafalshëm.

Puna

Ne planin financiar rekomandohet sa me shume kujdes edhe sikur gjendja te jete e mire. Shëndeti nuk do jete ashtu si duhet. Mund te keni luhatje tensione ose shqetësime nervore. Ne pune do jeni me te favorizuar se asnjëherë me pare dhe do arrini majat ne çdo projekt. Edhe me familjaret marrëdhënia do përmirësohet.

Bricjapi: 

Dashuria

Kjo do jete një jave e zakonshme për te dashuruarit. Do ketë edhe zënka te vogla, por ne shume momente edhe pasion dhe ndjenja te forta. Beqaret do fillojnë papritur një lidhje qe dalëngadalë do behet gjithnjë e me e forte dhe do ju japë kënaqësi te paimagjinueshme.

Puna

Ne planin financiar rrethanat nuk do jene shume te favorshme dhe ka rrezik qe situata te jete paksa e ndërlikuar. Kujdes me çdo hap qe do hidhni. Gjendja shëndetësore nuk do jete aq e mire sa ju do dëshironit, por gjithsesi disa përmirësime do ketë. Ne pune do jeni plot energji dhe vendosmëri kështu qe do arrini çdo qellim. Me familjaret mos u tregoni kapricoze dhe kokëfortë sepse do keni debate te forta.

Ujori: 

Dashuria

Këtë jave do jeni shume xheloze ju te dashuruarit dhe kjo mund te nxisë debate te njëpasnjëshme. Mundohuni ta përmbani veten sepse përndryshe do e humbi atë qe me aq mund e keni afruar pas vetes. Beqaret do merren vesh shume mire me një koleg dhe mes tyre mund te lindin shkëndijat e para te dashurisë.

Puna

Gjendja e financave ka për te qene shume me e mire se me pare kështu qe pa frike mund t'ia lejoni vetes disa shpenzime me tepër. Shëndeti ne shume momente do kenë shqetësime qe do vijnë nga pagjumësia, lodhja apo gjendja e renduar nervore. Ne pune do luftoni fort për te arritur atje ku keni dashur gjithë këto kohe dhe do ja dilni mbanë. Jeta familjare do jete e kënaqshme.

Peshqit: 

Dashuria

Kjo jave do filloje me shume pasion për te gjithë ju te dashuruarit. Do bëni gjithçka qe çdo moment te jete i jashtëzakonshëm dhe emocionues. Beqaret do ëndërrojnë shume, por nëse nuk e çlirojnë veten nuk do mund ta gjejnë princin e kaltër. Turpi dhe mbyllja ne vetvete nuk do ju sjelle asgjë te mire.

Puna

Ne planin financiar mire është te tregoheni sa me te matur qe te mos gjendeni ne vështirësi as me vone. Gjendja shëndetësore nuk do jete e shkëlqyer, por here pas here mund te keni shqetësime gastrike. Ne pune do jete një periudhe e lodhshme dhe goxha e ngarkuar. Reflektoni here pas here para se te hidhni hapa ne mënyrë qe te mos gaboni. Jeta familjare duhet pasur me tepër ne vëmendje.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: