Horoskopi javor, 18 - 24 dhjetor 2017

Dashi: 

Dashuria

Perspektivat për jetën sentimentale të çifteve janë shumë të mira për këtë jave. Do mendoni të njëjtat gjëra me partnerin/en dhe do merrni vendime me mirëkuptim. Beqarët do kenë një takim të papritur por mjaft emocional. Përfitoni sa më shumë të mundni!

Puna

Financat me shumë gjasa do fillojnë të përmirësohen. Do tregoheni shume të kujdesshëm me shpenzimet. Jupiteri dhe Marsi do ndikojnë tek shëndeti. Do ndiheni më dinamikë dhe në formë. Në punë do hidhni hapa goxha të mëdha. Në familje do keni disa debate të vogla.

Demi: 

Dashuria

Të gjithë ata që kanë kaluar një periudhë të vështirë në çift do kenë një përmirësim të marrëdhënies së tyre. Do kuptoheni më mirë me njeri-tjetrin dhe sensualiteti do të zgjohet. Marsi do jetë planeti që do favorizojë beqarët. Pritet të vijë një javë e bukur dhe me takime mbresëlënëse.

Puna

Ulni shpenzimet sepse përndryshe do arrini fundin. Në përgjithësi shëndeti nuk do ketë ankesa. Planetët do iu stimulojnë në planin profesional. Jeta familjare do jete pa probleme.

Binjakët: 

Dashuria

Yjet do jenë të gatshëm t’iu ofrojnë momente të paharruara me partnerin/en tuaj gjatë kësaj jave. Marrëdhenia do jetë gjithë kohën harmonike dhe do iu shtohet dëshira për të jetuar. Jupiteri do sjellë surpriza për beqarët. Nëse iu bëjnë ndonjë propozim mos thoni jo, por njiheni mirë personin.

Puna

Mos bëni shpenzime të pamenduara dhe kot së koti sepse situata financiare nuk është shumë e favorshme. Edhe shëndeti mund të ketë disa probleme. Do ndiheni të lodhur dhe pa fuqi. Në pune duhet të bëni durim. Tregoni më shumë kujdes për familjen.

Gaforrja: 

Dashuria

Në lidhjen tuaj do të mbizotërojë sensualiteti, mirëkuptimi dhe dashuria e ndërsjelltë. Përfitoni nga kjo javë plot pasion dhe shprehini sa të mundni ndjenjat. Beqarët duan të gjejnë shpirtin binjak por nuk janë të gatshëm të sakrifikojnë lirinë e tyre. Nga fundi i javës edhe mund te ndryshojnë mendim.

Puna

Në çështjen financiare nuk do keni as probleme por as surpriza te mira. Shëndeti nuk do jetë problematik, por as në formë të shkëlqyer. Në punë nëse keni nisur një projekt do keni shumë sukses. Familja edhe mund të zgjerohet me një pjesëtar të ri.

Luani: 

Dashuria

Javë shumë e mirë për të gjithë ata që janë në çift. Do jetoni në një periudhë euforike dhe do ketë mjaft darka me qirinj. Përgatituni për ndjenja të forta! Edhe beqarët do kenë raste me shumicë për të takuar dashurinë.

Puna

Që të mos përballeni me surpriza të këqija në planin financiar duhet të tregoheni sa më të kujdesshëm me menaxhimin e tyre. Imuniteti do jetë i mirë dhe energjia nuk do iu mungojë. Pas një kohe pasive në punë do iu rizgjohet ambicia. Ne familje do keni disa debate.

Virgjëresha: 

Dashuria

Lidhja juaj do jetë përgjithësisht e qetë këtë javë. Dialogu, komunikimi dhe mirëkuptimi do mbizotërojë gjatë gjithë kohës. Do ndiheni mirë dhe rehat. Ju beqarë edhe pse do keni shumë mundësi për një takim do hezitoni. Dëgjoni më shumë atë qe iu thotë zemra.

Puna

Financat do rriten papritur si me magji. Gjithsesi kjo nuk do të thotë që iu mund të shpenzoni pa u menduar. Mos abuzoni me ushqimet e yndyrshme se do keni probleme shëndetësore. Në punë gjithçka do shkojë për mrekulli. Në familje do mbizotërojë disiplina.

Peshorja: 

Dashuria

Pasioni do të ftohet gjatë kësaj jave për të gjithë ata që janë në një lidhje. Mos u tregoni kokëfortë dhe toleroni më shumë. Beqarët do jenë joshës dhe do e kenë të lehtë të bëjnë për vete atë që pëlqejnë.

Puna

Me financat duhet të tregoheni shumë vigjilentë nëse nuk doni të mbeteni me xhepat bosh. Me shëndetin do keni disa shqetësime. Në punë fati do iu buzëqeshë. Situata në familje do jetë e qetë.

Akrepi: 

Dashuria

Dëshira për të qëndruar pranë partnerit/es si edhe pasioni do të rriten gjatë kësaj jave. Të dy ju do bëni çmos që emocionet dhe kënaqësitë të jenë të shumta. Beqarët duhet të tregohen më realistë dhe të mos kërkojnë me ngut personin e duhur.

Puna

Financat do jenë më të mira sesa ju e kishit menduar. Mundohuni ta ruani këtë klimë. Përsa i përket shëndetit nuk pritet të ketë ndonjë përkeqësim. Në punë do doni të bëni shumë gjëra dhe do gaboni rëndë. Familja do jetë e lumtur dhe e gëzuar.

Shigjetari: 

Dashuria

Gjatë kësaj jave jeta juaj në çift do jetë më e bukur dhe emocionet që do përjetoni do jenë të shumta. Partneri/ja do ketë menduar edhe për detajet më të vogla. Takimet e beqarëve do të shumëfishohen. Gjithsesi mendohuni mirë para se t’i jepni fjalën dikujt.

Puna

Në planin financiar shpenzoni me limit. Shëndeti do jetë përgjithësisht i qëndrueshëm. Në punë do jeni më të sigurtë për atë që doni dhe do keni më shumë besim tek vetja. Familja do ketë nevojë për ju.

Bricjapi: 

Dashuria

Gjatë kësaj periudhe situata do jetë më e qëndrueshme në çift, por gjithsesi ende do keni disa dyshime për të ardhmen. Komunikimin me partnerin/en mos e humbisni për asnjë moment. Beqarët nuk duhet t’iu besojnë fjalëve të bukura sepse në të kundërt do përballen me zhgënjime.

Puna

Për të përmirësuar financat duhet të tregoheni të matur. Shëndeti do jetë i mirë dhe do jeni në formë. Në punë do filloni të realizoni projekte mjaft të rëndësishme. Në familje klima do jetë e qetë.

Ujori: 

Dashuria

Dashuria e çifteve nuk do ketë probleme gjatë gjithë javës. Madje ndjenjat do të shprehen më tepër dhe komunikimi do të shtohet. Marsi do favorizojë dashuriçkat e beqarëve. Do keni shumë sukses dhe do krijoni lidhjen që aq shumë keni ëndërruar.

Puna

Dielli do jetë i favorshëm për financat. Do keni fat dhe do vendosni ekuilibrin. Shëndeti do jetë i paqëndrueshëm. Gjeni kohën e duhur për t’u çlodhur. Në pune do ketë disa ndryshime, por mjaft pozitive për ju. Familja do ketë shumë nevojë për mbështetje.

Peshqit: 

Dashuria

Partneri/ja do kujdeset më shumë për ju gjatë kësaj jave dhe do iu bëjë të ndiheni si në ëndërr. Mundohuni edhe ju të tregoheni më bashkëpunues. Beqarët në fund do iu gjejnë zgjidhje problemeve sentimentale. Personi i duhur do të shfaqet para jush.

Puna

Në planin financiar do ju jepen mundësi të mira për ta përmirësuar buxhetin. Shëndeti do jetë i ekuilibruar, por gjithsesi duhet të ruani një ekuilibër ushqimor dhe mos e teproni me kripën dhe yndyrën. Në punë ka shumë gjasa t’i realizoni ambiciet tuaja. Familja nuk do ketë asnjë problem. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: