Horoskopi javor, 25 - 31 dhjetor 2017

Dashi: 

Dashuria

Gjate kësaj jave do ketë edhe dite pozitive, por edhe negative për ju qe jeni ne një lidhje. Ndonjëherë do tregoheni kokëfortë e serioze, e ndonjëherë do hapni rruge për te mirën e marrëdhënies qe keni krijuar. Beqaret do kenë një nga periudhat me te begata dhe te mbushura me takime te veçanta. Do jete ne dorën e tyre sesa do përfitojnë.

Puna

Me financat do keni probleme shume serioze nëse nuk kujdeseni për çdo shpenzim qe do hidhni. Rezistenca fizike do jete e shkëlqyer. Nuk do vuani me as nga luhatjet e tensionit. Ne pune, ditët e para do jene goxha te ngarkuara e te vështira, por pas te mërkurës dielli do rilinde dhe do ndiheni te qete. Do iu jepen te gjitha meritat. Jeta familjare nuk do ketë asnjë problem.

Demi: 

Dashuria

Yjet do ju ndihmojnë jashtë mase këtë jave ju te dashuruarve dhe zemra do ju ngrohet pafundësisht. Edhe ata qe kane pasur mosmarrëveshje do i zgjidhin qe ditën e pare e me pas do dashurohen plot ëmbëlsi. Beqaret vetëm ne fundjave mund te kenë fat për te takuar dashurinë e madhe kështu qe duhet te bëjnë durim.

Puna

Ne planin financiar duhet te jeni me largpamës e te mos mendoni vetëm për momentin. Shmangni edhe huat nëse nuk doni probleme me vone. Shëndeti ka për te qene me i mire, megjithatë ata qe kane qene me grip nuk do e marrin veten plotësisht. Ne pune do jeni shume profesioniste dhe pak nga pak do i arrini te gjitha objektivat. Jeta familjare ka për te qene e ngrohte.

Binjakët: 

Dashuria

Nuk do tregoheni aspak tolerante këtë jave me atë qe keni ne krah dhe marrëdhënia juaj do filloje te marre tatëpjetën. Secili do ndihet i ngurtësuar dhe aspak i lire. Beqaret vështirë se mund te realizojnë takimin e shumëpritur, megjithatë disa njohje interesante do i kenë. Këtë periudhe nuk priten ndryshime te jashtëzakonshme.

Puna

Sektori i financave do ketë tronditje ne disa momente, prandaj mire është qe për çdo shpenzim te mendoheni disa here. Sektori i shëndetit do jete i mire. Do kujdeseni edhe për ushqimin dike përzgjedhur ushqimet bio e duke shmangur te konservuarat dhe te dëmshmet. Ne pune do jeni një ekip i forte se bashku me koleget dhe do arrini t'i kaloni te gjitha vështirësitë. Familja si zakonisht.

Gaforrja: 

Dashuria

Ditët e para te javës do jene te qeta për te dashuruarit, ;por pas te enjtes do fillojnë trazira dhe vështirësi. Persona te trete do nxitin ide negative dhe do kapeni keq me partnerin. Beqaret mire është te tregohen te duruar e te mos hedhin hapa edhe sikur dikush t'iu pëlqeje jashtëzakonisht shume.

Puna

Për financat do jete periudhe delikate dhe here pas here e mbushur me vështirësi. Beni sa me shume kujdes sidomos me investimet e panevojshme. Me shëndetin duhet te bëjnë kujdes alergjikes, ndërsa te tjerët do ndihen me mire. Ne pune do ndiqni te njëjtin ritëm si me pare dhe ka rrezik te mos arrini atje ku keni planifikuar. Po ecet kështu dikush tjetër do ua marre pozicionin nga duart. Jeta familjare për fat do jete e gëzueshme.

Luani: 

Dashuria

Jave e shkëlqyer për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do dashurohen si te çmendur me partnerin dhe do bëjnë deklarata te forta. Here pas here nuk do mungojnë as dhuratat nga te dyja palët. Beqaret do kenë një periudhe stimuluese qe do iu sjelle takime goxha interesante. Disa mund te hedhin edhe hapat e para te krijimit te një lidhjeje afatgjate.

Puna

Gjendja e te ardhurave do jete disi e paqëndrueshme ditët e para, por do vije dalëngadalë duke u përmirësuar. Shëndeti do lere për te dëshiruar. Mund te vuani nga migrena, nga irritimi i syve dhe kolla. Ne pune do jeni me te qëndrueshëm dhe me largpamës. Nuk do mungojnë pengesat ne rrugën qe do ndiqni, por do dini si t'i kaloni. Jeta familjare pa probleme.

Virgjëresha: 

Dashuria

Do e ngrini ne piedestal partnerin tuaj gjate kësaj dite kështu qe marrëdhënia me partnerin ka për te qene akoma me e bukur dhe e veçantë. Çdo dite do mendoni ta surprizoni njeri-tjetrin. Beqaret do kenë gjithashtu një periudhe fatlume. Ndryshe nga sa mendonin ata do takojnë personat me te jashtëzakonshëm me te cilët do fillohen lidhje serioze.

Puna

Financat nuk do jene te shkëlqyera megjithatë me pak me shume përkujdes, maturi dhe seriozitet situata mund te ndryshoje. Shëndeti jo vetëm qe do ketë përmirësime, por ndiheni pafund energjike. Nuk do prekeni as nga virozat. Ne pune do gjendeni përballë vështirësive te mëdha, por me guxim e këmbëngulje do kaloni gjithçka. Jeta familjare shume e qete.

Peshorja: 

Dashuria

Nëse kohet e fundit keni pasur mosmarrëveshje dhe probleme me partnerin, këtë jave duhet te gjeni mënyrën për te zgjidhur gjithçka pa arritur gjendja te përkeqësohet maksimalisht. Beqaret nuk do jene veçse mundësi për takime kalimtare, por disa mund te fillojnë edhe lidhje serioze nga dashuri me shikim te pare.

Puna

Me shpenzimet tregohuni sa me te kursyer sepse po e tepruar situata do ju marre tatëpjetën përgjithmonë. Shëndeti do jete me i kënaqshëm pas te mërkurës pasdite. Do ndiheni edhe me energjike dhe nuk do keni asnjë shqetësim. Ne pune do jeni realiste pafund dhe nuk do bëni aspak gabime. Vlerësimet e shefave do jene te njëpasnjëshme. Jeta familjare ka për te qene e jashtëzakonshme.

Akrepi: 

Dashuria

Priten goxha ndryshime ne jetën tuaj ne çift gjate kësaj jave dhe përgjithësisht ato do jene pozitive. Nuk do jeni për asnjë çast me humor te keq dhe nga ana tjetër do i besoni me tepër atij qe keni ne krah. Beqaret do ëndërrojnë me shume nga sa duhet realiteti do ju duket me i trishte. Jo çdo gjë mund te realizohet sa hap e mbyll sytë dhe siç ju do e dëshironi.

Puna

Financat nuk do jene te këqija, por për shkak te shpenzimeve te konsiderueshme ka rrezik qe gjendja te ketë shpejt tronditje te forta. As shëndeti nuk do jete ne gjendjen me te mire te mundshme. Do keni probleme me ezofagun dhe do ndiheni si te fryre. Ne pune ambicia nuk do ju lere te qete asnjë moment dhe do keni vetëm sukses. Edhe jeta familjare do jete e mire.

Shigjetari: 

Dashuria

Sektori i dashurisë do ketë ulje dhe ngritje gjate kësaj jave. Do keni edhe darka romantike me qirinj, sikundër nuk do mungojnë as debatet dhe zënkat e forta. Kujdes! Beqaret nga ana tjetër ka gjase te bien ne dashuri me personat qe nuk iu përshtaten aspak. Pasojat e lidhjeve te nxituara do i ndjeni me vone.

Puna

Te ardhurat me pak mundim dhe sakrifica do arrini t’i stabilizoni. Për te pasur një shëndet te mire duhet te kujdeseni me tepër për veten. Mos neglizhoni gjumin, te ngrënin apo edhe ushtrimet fizike. Ne pune do merrni një tjetër drejtim edhe me te suksesshëm se ai qe kishit pasur me herët. Marrëdhënia me familjaret do jete akoma me e ngrohte se me pare.

Bricjapi: 

Dashuria

Do jeni tej mase xheloze për partnerin tuaj gjate gjithë kësaj jave dhe dite pas dite do keni konflikte me te. Po vazhduat me këtë sjellje pa pasur asnjë baze mund te mbeteni shume shpejt vetëm. Beqaret do kenë ndryshime te statusit brenda ditëve te para. Gjithçka për ta do jete me e bukur.

Puna

Financat nuk do jene ne gjendjen e duhur kështu qe mire është te merrni masa sa me pare qe te mos mbeteni me xhepat bosh. Gjendja shëndetësore nuk do jete as shume e mire as shume e keqe. Mund te prekeni nga ndonjë rrufe, por nuk do keni shqetësime serioze. Ne pune do keni konflikte te forta me disa kolege dhe kjo gjë do ju shpërqendrojë. Jeta familjare do jete e ngrohte.

Ujori: 

Dashuria

Kjo jave do ketë goxha ndryshim nga një jave me pare. Dielli do ndriçoje me tepër dhe atmosfera do ngrihet tej mase. Emocionet qe do përjetoni kane për te qene me te forta nga çdoherë. Beqaret do kërkojnë me ngulm te fillojnë një lidhje, por për fat te keq nuk do ja dalin e madje mund te lëndohen goxha.

Puna

Financat do kenë me shume prosperitet nga sa mund te kishit imagjinuar. Do ju dalin paratë edhe për te hequr mënjanë edhe për te bere investimet e menduara. Shëndeti nuk do jete ashtu si ju do dëshironit. Kujdes me kolesterolin dhe me luhatjet e tensionin si pasoje e konsumimit te yndyrave. Ne pune do jeni te duruar dhe te matur për t'ia dale mbanë. Familja do mbetet si gjithmonë.

Peshqit: 

Dashuria

Këtë jave nuk do ketë asnjë problem ne jetën tuaj ne çift. Do dashuroheni pa dorashka me partnerin dhe do i shprehni ndjenjat pafund. Beqaret edhe sikur te mos duan do goditen nga Kupidi dhe do fillojnë një lidhje vërtet ashtu si e kane ëndërruar. Shume persona do mundohen ta pengojnë këtë gjë, por nuk do ja dalin dot mbanë.

Puna

Për te stabilizuar financat duhet patjetër te dëgjoni këshillat e specialisteve. Gjendja shëndetësore here do jete e qëndrueshme dhe here mund te ketë disa shqetësime te vogla. Nuk është nevoja te alarmoheni, por nuk duhet as te lini ndonjë shqetësim pas dore. Ne pune do keni vetëm arritje dhe asnjë lloj problemi. Jeta familjare do jete shume e mire.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: