Sokol Hoxha nxjerr sekretet: Vendimi i Ramizit dhe Nexhmijes pas vdekjes së…

Postuar: 10/12/2017 - 20:54

   Me tone të forta akuzuese, dajli i Enver Hoxhës, teksa tregon prapaskena nga mënyra e mjekimit të të atit të tij dhe forcon idene se atë e eleminuan, flet per lirine e madhe që iu dha mjekut te tij, Isuf Kalo nga Ramiza Alia dhe Nexhmije Hoxha.

Ne intervisten per “Panorama”, Sokol Hoxha tregon se “Isuf Kalo bënte “heroin” në kohën përkatëse dhe me vendim të Ramiz Alisë, Nexhmije Hoxhës e Sulo Gradecit duhet të shkonte në Paris, i vetëm, pa asnjë dëshmitar për të siguruar mjekimin e pastër për Enver Hoxhën, sipas tij në mënyrë të befasishme dhe në vende të ndryshme.

Sipas tij, kjo behej “në një kohë kur kishte norma shumë strikte prej sistemit diktatorial. Jo vetëm në rastin e shëndetit të kryetarit të shtetit, por se asnjë shqiptar nuk mund të lëvizte vetëm, pa qenë së paku dy apo tre veta, ku njëri prej tyre ishte i Sigurimit apo bashkëpunëtor i tij. Kjo masë e çuditshme mbrojtjeje të jetës së babait tim bëhej pa dijeninë e tij, aq më tepër kur im atë personalisht nuk ka pasur kurrë konsideratë për Kalon, pasi e quante një mjek mburravec. Me ngritjen e kësaj çështjeje në familje, nëna ime na kërcënon që ne të heshtim: Ju doni të më akuzoni mua? Jua tregoj unë vendin miqve tuaj dhe fisit të Lilianës”!

Ai zbulon me tej se si pikerisht pas vdekjes se Enverit, Isuf Kalo, zhduku medikamentet qe perdorte per mjekimin e tij.

“Pikërisht, fshehur pas një arsyeje madhore, siç ishte shëndeti i Enver Hoxhës. Kishte shumë gjëra të çuditshme, por unë do të ndalem në një fakt tepër të rëndësishëm, që ka të bëjë me zhdukje provash nga ai menjëherë pas vdekjes së babait. Në shtëpi kishim një farmaci ku rrinin me turne 3 infermiere të përzgjedhura nga Isuf Kalo që shërbenin për ilaçet që kishte nevojë babai ose familja. Kthehemi te rasti konkret. Pas vdekjes së babait, drejtori i klinikës së udhëheqjes, Pavllo Milo, kërkon që të gjitha ato ilaçe që disponon familja (të cilat ishin financuar nga Klinika e udhëheqjes, pra nga shteti për Enver Hoxhën) t’i ktheheshin klinikës për pacientë të tjerë diabetikë. Një dëshmitar infermier, shumë serioz, informon që në farmacinë familjare nuk ka më asgjë nga medikamentet e Enver Hoxhës, se pas vdekjes së tij i mori Isuf Kalo, gjoja për t’i çuar në spital. Kjo gjetje ishte një alibi perfekte. Së pari: për asgjësimin e medikamenteve si provë fakti. Së dyti, e sigurt është që Kalo përvetëson mallin e klinikës speciale, gjoja për t’iu shërbyer të sëmurëve, destinacionin e vërtetë të këtij kontingjenti mjekimi nuk mund ta vërtetojë askush”- thote ai ne Panorama.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Finalistja e “Big Brother” dhe “Ish-Miss Universe 2014” e nisi Vitin e Ri 2018 me kupën e fitores së spektaklit të kërcimit “Dance with m

   Këngëtari i famshëm italian Albano Carrisi e ka vizituar herët Shqipërinë, e kësaj rradhe i është rikthyer Tiranës për të dhënë nj

   Vëllai i Klement Balilit, Bashkim Balili në një intervistë ekskluzive për Ora News deklaron se shoqëria "Balili Company" është ngritur

   Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka folur për aktualitetin politik, zhvillimet brenda PS-së dhe të ardhmen e tij politike. Ja

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka shprehet se shumë shpejt në skenën politike do të ketë një bosh të ri politik me 10 parti

   Mësuesja e shkollës 9-vjeçare në Malësinë e Madhe akuzon ish-eprorin.

   "Duke qenë se KLP nuk është konstituuar, ligjvënësi ka parashikuar një Prokuror të përkohshëm".

   Liliana Hoxha, bashkëshortja e Sokolit, djalit të ish-udhëheqësit komunist, Enver Hoxha, akuzon vjehrrën e saj, Nexhmije Hoxha, dhe Ra

   Kjo është intervista e parë e Alexandër Arvizu për një media shqiptare pas largimit nga Departamenti i Shtetit. Në të shfaqen hend

Herë Aja nga radhët e popullit e herë Jozefina Topalli nga kupola politike, mes këtyre dy karaktereve qëndron personazhi i vërtetë, Rudin