Xhensila Pere: Pse do i them 'PO' rolit me pullë të kuqe

Postuar: 20/01/2018 - 20:03

Finalistja e “Big Brother” dhe “Ish-Miss Universe 2014” e nisi Vitin e Ri 2018 me kupën e fitores së spektaklit të kërcimit “Dance with me”. 

Pasi ka provuar skena të nxehta në “reality show”, ka luajtuar skena erotike me ish-të dashurin për Shën Valentin, tani është koha të eksperimentojë në aktrim, një terren që e intrigon shumë.

Dhe natyrisht që një tip i hapur dhe guximtar si ai i Xhensilës nuk mund t’i thotë jo një roli me pullë të kuqe. Për eksperiencën televizive të kërcimit në krah të Trim Jetullahut, pasionet dhe dashurinë Xhensila Pere flet në këtë intervistë për gazetën “Panorama Plus”.

Pjesëmarrja jote në garën VIP “Dance with me” të nxori fituese. Si do e përshkruaje këtë eksperiencë te “Dance with me”?

Një ëndërr e kthyer në realitet, do e cilësoja. Pasionin tim për kërcimin e kam treguar kudo, ndaj realizova një ëndërr në sirtar.

Çift me këngëtarin nga Kosova, Trim Jetullahu. Njiheshit më parë dhe patët kimi në skenë?

Personalisht jo. Nuk njiheshim, por patëm kimi në skenë, gjë që solli dhe triumfin tonë.

Kjo nënkupton që jashtë skenës u bëtë miq. Shumë prisnin që ju mund të bëheshit çift, ndodhi apo s’ndodhi një gjë e tillë?

Jashtë skenës kemi qenë miq dhe kalonim një pjesë të mirë të kohës, duke marrë parasysh që ishte nga Kosova dhe pa miqtë e tij. Në të përditshmen dilnim shpesh bashkë me miqtë e mi. Nuk ndodhi asgjë mes nesh, as në skenë, as jashtë saj, pasi te njëri-tjetri pamë një miqësi nga ato të pastrat dhe afatgjatë.

Kush nga ju të dy e mori kupën në shtëpi, dhe përveç saj, çfarë mendon se ke fituar tjetër nga ajo garë?

S’kishte si të ndodhte ndryshe. E mbajta unë, por kjo me mirëkuptim, sepse Trimi u tregua shumë gentleman duke vlerësuar se sa shumë punova (e jo vetëm unë) për atë kupë. Përveç kupës, fitova një nga ato eksperiencat që bëhen një herë në jetë, fitova miq dhe njohje të reja.

Gjatë performancave të tua ra në sy fiziku yt elegant, madje të dukeshin muskujt e barkut. Si arrite në atë formë fizike?

Me përjashtim periudhën 3-mujore të “Big Brother”, nuk kam pasur asnjëherë probleme me peshën. Aq më tepër me aktivitetin fizik që kisha gjatë Dance-t do dilnin akoma më në pah ata muskuj që nuk më mungojnë akoma dhe sot.

Duket, se Vera Grabocka është kumbara jote, pasi ishte ajo që të zgjodhi në “Miss Albania” dhe ajo, sërish, në këtë garë kërcimi. E ke menduar ndonjëherë të punosh pranë Verës dhe të duket e vështirë?

Të punosh pranë Verës është fat. Por, gjithashtu, edhe e vështirë, në rast se nuk je i aftë. Edhe pse mënyra sesi ajo punon, të bën të aftësohesh deri në maksimum. Me pak fjalë, nëse e ke yllin në ballë, Vera Grabocka është personi adapt që të bën të të shkëlqejë.

Në një intervistë je shprehur se do e pranoje një rol me pullë të kuqe në kinema. Është aktrimi ambicie e jotja dhe cilin do të preferoje si partnerin e duhur, pra, një aktor shqiptar?

Aktrimi është një fushë që akoma nuk kam eksperimentuar dhe më intrigon. Mua më pëlqen të rrezikoj dhe të luaj në limite, ndaj do e pranoja këtë rol. Për sa i përket partnerit, atë e kam në dorë jashtë aktrimit për ta zgjedhur, ndërsa brenda rolit është regjisori ai që e përshtat.

Duke u nisur nga skenat në dush në “Big Brother” te video e nxehtë me ish-in për Shën Valentin. Do të vazhdosh t’i jetosh lidhjet live, apo tashmë ndan aktrimin nga realiteti?

Koha kalon dhe kupton deri ku duhet shfaqur lidhja jote, duke marrë parasysh dëmet që më ka sjellë lidhja publike. Ndaj, tani preferoj aktrimin për publikun dhe realitetin për vete.

Je e dashuruar aktualisht dhe kur do e prezantosh të dashurin?
Unë jam gjithmonë e dashuruar me familjen, me punën që bëj dhe me gjërat e vogla të përditshmërisë. Prezantimi i të dashurit do të bëhet në momentin kur ajo dashuri të finalizohet.

Një projekt që e ke në mendje dhe që mund të çudisë publikun?

Nuk jam nga ato që punoj me plan, pasi çudis edhe në një ditë pushimi. Por Shën Valentini po afron dhe në këto kohë, edhe bëj ndonjë nga “ato të miat” ndonjë video apo… Ngelet për t’u parë…

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ndodhet në Uashington, ku të enjten mori pjesë në një konferencë të organizuar nga Institu

   Ilir Doçi i cili ka përgatitur dokumentacionin për makinat që janë importuar nga Gjermani në Shqipëri dhe u kapën në portin e Durrësit

Pas thashethemeve të shumta për largimin e tij nga “Vizion Plus” për të nisur një aventurë të re në një tjetër televizion gjeneralist, Tu

   Një makinë policie qëndron e stacionuar 24 orë përpara derës së Taip Matës.

   Xhon Alite, ish-mafiozi shqiptaro-amerikan ka treguar historinë e jetës së tij në emisionin ‘Zonë e Lirë’ në Klan.

   Daja i 19-vjeçares, Xhuljeta Çuni, është shprehur se gocën e vrau dora e krimit, por dy herë e vrau dora e krimit të shtetit.

   Një intervistë ekskluzive për kryeredaktoren e “Opinion”, Desada Metaj, numri dy i partisë së Kancelares Merkel në CDU/CSU, Dr.

Vogëlushja shqiptare Rita Ora u shpërngul në moshën 1-vjeçare nga Kosova në Angli së bashku me prindërit e saj dhe motrën e madhe Elena,

Pak javë më parë, blogerja Armina Mevlani e nisi sezonin veror me një set fotosh me bikini në bregdet, ku ekspozonte linjat e saj super n

Ajo është padyshim një nga vajzat që tashmë me pak mundim ka arritur të bëhet e njohur në vendin fqinj, Itali.