Durrës/ Gjermanët e Terminalit Lindor bllokojnë 29 vagonë treni dhe një anije

Postuar: 09/06/2015 - 21:14

·       EKSKLUZIVE/ EMS APO kërkon të bëjë shërbim ngarkim-shkarkimi pa lejen e Autoritetit Portual Durrës duke dëbuar kompaninë shqiptare, licencuar sipas ligjit

·       Arroganca, koncesionari synoi “t’i bënte rreshtore” drejtorit të përgjithshëm ekzekutiv të APD-së për të mos e lënë të hyjë në territorin shqiptar të Terminalit Lindor, për t’iu shmangur kështu kontrollit

·       E premte, më 6 qershor 2015, vizitë incognito e zëvendës-ambasadores gjermane Anke Holstein

NGA THANAS MUSTAQI

DURRËS, 9 qershor 2015 –  Vazhdojnë sjelljet “orientale” të gjermanëve të Terminalit Lindor në portin e Durrësit, teksa po mbajnë të bllokuar, qysh më 3 qershor, 29 vagonë hekurudhorë me mbi 1 300 tonë prokate të “Kurum”-it për eksport dhe, qysh më 6 qershor, një anije me 2 031 tonë hekurishte.

ANIJA

Në një prononcim, më 9 qershor 2015, për agjencinë e lajmeve “Dyrrah” drejtori i përgjithshëm ekzekutiv Autoritetit Portual Durrës (APD) Gazmend Shalsi shprehu shqetësimin se koncesionari i Terminalit Lindor EMS APO nuk ka lejuar “Liburnet 1”, një nga tri kompanitë stivadore (ngarkim-shkarkim) të licencuara, të përpunojë anijen “Union” (IMO: 8502133). Mjeti lundrues është bregëzuar në kalatën nr. 10, qysh të premten, më 6 qershor 2015, me 2 031 tonë skrap. Shalsi thotë se koncencionari pretendon ta bëjë vetë shërbimin e ngarkim-shkarkimit, duke mos qenë i licencuar nga APD-ja, sipas ligjit.

HEKURUDHA

Ndërkohë, sikurse i konfirmoi “Dyrrah”-ut zëvendës-administratori Leonidha Gjermeni, drejtoria e përgjithshme ekzekutive e shoqërisë aksionare publike “Hekurudha Shqiptare” do të kërkojë penalitete nga APD-ja për orëvonesat e shkaktuara për 15 vagonë vetëshkarkues polakë (VSp) me 629 tonë prokate të prodhuara në Metalurgjikun e Elbasanit për eksport. Ky tren (garniturë) e specializuar me lokomotivë në dispozicion është vendosur në linjën hekurudhore të Terminalit Lindor qysh në natën e 2-3 qershorit 2015. Edhe këtë mall gjeneral synon ta shkarkojë / ngarkojë koncesionari gjerman EMS APO, që nuk është i licencuar për shërbim stivador. Ndërkohë, për shkak të bllokimit të këtyre 15 vagonëve vetëshkarkues, presin qysh më 3 qershor 2015, në linjën nr. 2 të stacionit të Mallrave (Shkozet-Plazh) edhe 14 vagonë të tjerë të tipit platformë (P9), prodhim shqiptar, po me prokate, në sasinë 704 tonë. Kështu, këmbëngulja e koncesionarit EMS APO i ka shkaktuar hekurudhës shqiptare 6 ditë vonesa për 29 vagonë me mbi 1 300 tonë prokate. (Meqë është rasti, vlen të përmendet se gjermanët po shfrytëzojnë faktin që vetëm në Terminalin Lindor ka vijë hekurudhore. Para 12 vjetësh janë hequr vijat e tjera të degëzimit industrial. Me miratimin e Ministrit të Transportit e Infrastrakturës Edmond Haxhinasto, tani APD-ja po harton një projekt për rifutjen e hekurudhës deri në kalatat më të largëta, konfirmoi Shalsi).

 “KARSHILLËKU”

Ka zëra që EMS APO në këtë “karshillëk” që i bën APD-së, pronar i tokës (landlord), është trimëruar nga vendimi i Gjykatës së Apelit në Durrës, që shpërfilli Kontrollin e Lartë të Shtetit dhe Prokurorinë. Madje, arroganca ka arritur deri atje, sikurse pranoi drejtori i përgjithshëm ekzekutiv i APD-së Gazmend Shalsi, që gjermanët i kanë thënë këtij të fundit se mund t’ia ndalojnë hyrjen në Terminalin Lindor, sikurse kanë vepruar më parë me punonjës të administratës së tij. Shalsi u ka bërë të qartë se pronar i territorit është shteti shqiptar, i përfaqësuar nga kreu i APD-së, Shalsi. Ky i fundit tha se koncesionari do të kontrollohet dhe për efekt të sigurisë portuale dhe për respektimin e ligjeve të shtetit shqiptar, duke ndaluar shërbimin ilegal të ngarkim-shkarkimit. 

MBI VIZITËN E ZËVENDËS-AMBASADORES

Të premten, më 6 qershor 2015, në port ka mbërritur për një vizitë zëvendës-ambasadorja gjermane Anke Olshtajn (Holstein), drejtuese e sektorit ekonomik. I pyetur nga “Dyrrah”-u lidhur me këtë event, që nuk është bërë publik, drejtori i përgjithshëm ekzekutiv i APD-së Gazmend Shalsi tha se ishte një vizitë kortezie, e përgatitur dy javë më parë. Shalsi hodhi poshtë zërat se ardhja e zyrtares së së lartë të ambasadës gjermane ishte një trysni diplomatike, që kishte të bënte me konfliktin e shpërthyer midis APD-së dhe bashkatdhetarit të Olshtajnit, koncesionarit të Terminalit Lindor. Shalsi tha se “u bisedua për miqësinë gjermano-shqiptare” dhe veprimtarinë e portit.

Info 1 / Kështu koncesionari la peng për borxh... territorin e portit shqiptar

Koncesionari gjerman EMS APO ka marrë nga Raiffeisen Bank një kredi prej 2 milionë e 500 mijë eurosh. Kredia në fjalë është marrë e mbështetur në marrëveshjen e kolateralit dt. 20.9.2013 sipas kontratës noteriale me nr. Rep. 4838 dhe nr. kol. 1925. Sipas marrëveshjes së kredisë, si kolateral janë vënë 49 për qind e aksioneve të kësaj firme. Një kolateral i tillë, në pamje të parë, duket goxha i majmë. Por, faktikisht një kolateral i tillë është  hollow – i zbrazët, siç thonë anglezët. Kompania në fjalë nuk e ka pronë të vetën këtë terminal. Ajo thjesht është koncesionare në këtë terminal. Si pronë të firmës rezultojnë disa automjete, vetura, furgonë, nja dy fadroma të përdorura, 4 vinça me kapacitet 15-tonësh të përdorur, pagesën e të cilëve kompania po ia shlyen  me këste APD-së. Me pak fjalë, kompania ka vënë për kolateral një pronë, që nuk është e saj, por e shtetit shqiptar, përfaqësuar nga APD-ja, pronë, të cilën firma e ka me koncesion.

Info 2 / Nga sajti i ambasadës gjermane

 

Duke e marrë të mirëqenë deklarimin Shalsit për bisedën konfidenciale me z. Anke Olshtajn, është me vend të thuhet se, në fakt, si drejtuese e sektorit ekonomik, ajo ka bërë shumë vizita kortezie në qytete, bashki, ndërmarrje. Sektori ekonomik mbështet marrëdhëniet ekonomike mes Shqipërisë dhe Gjermanisë përmes realizimit të interesave të sipërmarrjeve gjermane në tregun e këtushëm; mbështet firmat gjermane, të cilat janë në kërkim të mundësive të investimit në vend dhe përpiqet të nxisë marrëdhëniet e biznesit mes sipërmarrjeve gjermane dhe atyre shqiptare;  vëzhgon dhe analizon zhvillimin ekonomik të Shqipërisë.

Shteti gjerman i kushton rëndësi të posaçme parandalimit të korrupsionit. Direktiva për parandalimin e korrupsionit në administratën federale prej datës 30 korrik 2004, përcakton kornizën ligjore për parandalimin e korrupsionit në Ministrinë e Jashtme Federale dhe përfaqësitë jashtë vendit. Direktiva synon të ofrojë nëpërmjet rregullave të qarta një udhëzim mbi integritetin, qeverisjen e drejtë dhe transparente të administratës. Etika dhe refuzimi i korrupsionit duhet të jenë të ngulitura në ndërgjegjen e punonjësve të Ministrisë së Jashtme Federale, të ngarkuarve me punë dhe stafit lokal në përfaqësitë jashtë vendit. Vëmendje maksimale për parandalimin e korrupsionit në Ministrinë e Jashtme dhe përfaqësitë diplomatike i kushtohet sensibilizimit të punonjësve mbi çështjen e mbrojtjes kundër rreziqeve të mundshme të korrupsionit dhe ruajtjes së standardeve të larta etike dhe ligjore si një pjesë integrale e të gjitha veprimeve administrative.

 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”. Kontribuoi Gëzim Kabashi/

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Nëse nuk je i vëmendshëm kur bën prenotimin, rrezikon që pushimet e ëndërruara gjithë vitin, të kthehen në makth, madje në ndonjë rast të

Qeveria synon të paguajë faturën e dixhitalizimit të mediave në Shqipëri, duke vënë në dispozicion të operatorëve audiovizivë privatë një

Vendimi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë për të lënë të lirë një pilot Italian të dyshuar për trafik ndërkombëtar lëndësh nark

Emisioni prestigjioz “Special Investigation” i televizionit francez “Canal +”, i ka kushtuar një hetim të gjatë rrugës nëpër të cilën kal

23 shtator 2015 – Portali “DurresLajm” mësoi se, më 18 shtator 2015, Komisioni i Prokurimit Publik vendosi të mos pranoj

7 gusht 2015 –  Editimin e lajmit për bllokimin, më 6 gusht 2015, të anijes shqiptare të mallrave “Milton” në portin ita

 *Dyshime të forta për sigurinë në lundrim të anijes.

·       “Hija” e mosmarrëveshjes midis APD-së dhe koncesionarit të Terminalit Lindor për licencimin e s

DURRËS, 12 qershor 2015 – Sikurse ka njoftuar “Dyrrah”-u (shih:

·       Detyrimi ndaj hekurudhave të tjera për orëqëndrimet e vagonëve në territorin shqiptar, deri më datën 31 tetor 2014, arrin