Foto fakt/ Pajisja përgjuese e ministres Kodheli

Postuar: 17/05/2015 - 19:49

17 maj 2015 - Kur të majtët ishin në opozitë një nga akuzat më të rënda e më problematike drejtuar kabinetit Berisha ishte blerja dhe përdorimi nga Ministria e Mbrojtjes, (kreu i së cilës ishte Arben Imami), i një pajisje speciale e të kushtueshme përgjimesh, jashtë kritereve të përcaktuara nga ligji.

Socialistët në opozitë akuzonin Imamin dhe Berishën se me këtë pajisje ishte përgjuar opozita shqiptare, diplomatë, miq dhe aleatë si edhe janë kryer përgjime në Kosovë për interesa private të politikanëve të Tiranës. Pas ardhjes në pushtet të “rilindësve” meseleja e pajisjes së përgjimit dalëngadalë u harrua. Nuk u mor vesh a ishin të vërteta akuzat e ish-opozitës? A e kishte shkelur Arben Imami Konventën e Vjenës së vitit 1961 “Mbi imunitetin diplomatik”? A ishte përdorur pajisja përgjuese për interesa private?, etj.

Për të shuar kuriozitetin e lexuesve dhe për të tentuar rihapjen e historisë së “përgjimeve Imami” po botojmë një foto të pajisjes përgjuese të instaluar në ambientin e punës në zyrat e ish-SHIU-t, zbulimit ushtarak shqiptar. Fotografia botohet për herë të parë dhe vazhdon funksionimin edhe aktualisht, kur ministrinë e drejton Mimi Kodheli.

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Nëse nuk je i vëmendshëm kur bën prenotimin, rrezikon që pushimet e ëndërruara gjithë vitin, të kthehen në makth, madje në ndonjë rast të

Qeveria synon të paguajë faturën e dixhitalizimit të mediave në Shqipëri, duke vënë në dispozicion të operatorëve audiovizivë privatë një

Vendimi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë për të lënë të lirë një pilot Italian të dyshuar për trafik ndërkombëtar lëndësh nark

Emisioni prestigjioz “Special Investigation” i televizionit francez “Canal +”, i ka kushtuar një hetim të gjatë rrugës nëpër të cilën kal

23 shtator 2015 – Portali “DurresLajm” mësoi se, më 18 shtator 2015, Komisioni i Prokurimit Publik vendosi të mos pranoj

7 gusht 2015 –  Editimin e lajmit për bllokimin, më 6 gusht 2015, të anijes shqiptare të mallrave “Milton” në portin ita

 *Dyshime të forta për sigurinë në lundrim të anijes.

·       “Hija” e mosmarrëveshjes midis APD-së dhe koncesionarit të Terminalit Lindor për licencimin e s

DURRËS, 12 qershor 2015 – Sikurse ka njoftuar “Dyrrah”-u (shih:

·       Detyrimi ndaj hekurudhave të tjera për orëqëndrimet e vagonëve në territorin shqiptar, deri më datën 31 tetor 2014, arrin