Shqiptari i ndershëm Baton Haxhiu gërricet me Dakon

Postuar: 22/04/2015 - 09:45

Faksimile e dokumentit serb

Gjergj Thanasi

22 prill 2015 - Shqiptari i ndershëm (në kuptimin, që i japin kësaj fjale kosovarët) Baton Haxhiu live në televizion theksoi se si këshilltar i Kryeministrit Rama, kishte qenë kundra rikandidimit të Vangjush Dakos për kryebashkiak të Durrësit. Madje-madje Batoni, një rrugë e dy punë me këtë rast e emëroi veten edhe këshilltar të Kryeministrit Rama. Normalisht Batoni u shpreh se ishte i bindur në fitoren e padiskutueshme të zonjës Grida Duma (Shqina) përballë Dakos. Të kuptohemi drejt në këtë kontekst sigurisht edhe unë duke qenë mashkull, jam pro Gridës njëlloj si Batoni. Gjithsesi duke folur nga këndvështrimi i politikës apo më mirë të themi i gjeopolitikës lind natyrshëm pyetja çfarë kishte me Dakon, shqiptari i ndershëm Baton Haxhiu?!

Vangjush Dakoja asnjëherë nuk është afishuar si antiserb i tërbuar, kështu që Batoni nuk kishte pse të investohej fuqishëm në këtë pozicion antiDako. Kryebashkiaku i Durrësit vërtet është patriot, shqiptar i mirë, pro-amerikan i deklaruar të paktën që në kohën e Ambasadores Marsi Ris, por gjithnjë i përmbajtur dhe modest, kështu që nuk besoj që patriotizmi dhe proamerikanizmi i Dakos t’ia kenë ngritur nervat shqiptarit të ndershëm Baton. Në dijeninë time, Dako nuk i ka bërë ndonjëherë karshillëk “Princit” të Devollit, kështu që edhe kjo arsye për kërleshjen e B… Haxhiut bie, se fundi i fundit si qeni i racës Sharrplaninc, si qeni i racës “Chiëawa”, kur hanë në canak “devolli”, po në canak ‘Devolli” do lehin.

Mbetet enigmë dhe objekt investigimi gazetaresk pse dhe kush ia dha shqiptarit të ndershëm Baton “ustanovkën” për të sulmuar kandidaturën Dako. Vallë çfarë interesash serbe prish një fitore e tretë radhazi e Dakos në Durrës?! Pse duhet të telekomandohet Batoni për të sulmuar Vangjush Dakon, kur dihet tashmë se Durrësi për serbët është “Verboten”, që në kohën e Austro-Hungarisë.

Shqiptari i ndershëm Baton për t’i dhënë peshë fjalëve të veta u vetëshpall si këshilltar i Kryeministrit Rama. Zyrtarisht nuk ekziston asnjë Baton këshilltar i Ramës. Kryeministri i Shqipërisë ka vetëm një këshilltar, shqiptar etnik nga Republika e Kosovës. Ai është Shkëlzen Maliqi. Fundi i fundit është luks i tepërt për Kryeministrin e Shqipërisë të ketë për këshilltar qoftë edhe vetëm një shqiptar të ndershëm nga Kosova. Mozomakeq sikur të ketë dy. Normalisht krahasuar me Batonin tonë Shkëlzen Maliqi ka shumë fish merita në këtë lëmi duke qenë shqiptar i ndershëm tre breza rresht. Gjyshi i Shkëlzenit ishte shqiptar “luajal”, që në kohën e reformës agrare të Kral Aleksandrit. I ati Mehmet Maliqi ishte shqiptar i ndershëm, që në shkurt të vitit 1945 (anëtarësimi zyrtar në OZNA) e deri sa u bë sekretar rajonal në “Kosmet” për punët e brendshme. Shqiptarin e ndershëm Mehmet Maliqi- Cukulli e kishin zili në Prizren edhe serbë të tillë të shquar si Cedo Mijovici, Zdravko Mustac-i apo Gojko Medenica. Madje, madje edhe shqiptarë të ndershëm të kalibrit të Selim Broshës e Muharrem Danës ndiheshin inferiorë para shqiptarit të ndershëm Mehmet Maliqi. Vetë Shkëlzeni ishte shqiptar i ndershëm, që student në Beograd e theksojmë pas Pleniumit të Brionit, që likujdoi Rankovicin.

Në foton ilustruese janë disa shqiptarë kosovarë “luajalë”, që me pushkë në dorë pozojnë bashkë me xhandarë serbë dhe me Vojodën, kasapin Miliq Kërstic pranë kufomave të kacakëve shqiptarë, që kanë guxuar të ngrenë armët kundra serbolavisë. Z. Baton nga kjo foto kanë kaluar nja 90 vjet dhe shumë gjëra kanë ndryshuar.  Fjala vjen, shqiptarët luajalë të kohës së Jugosllavisë mbretërore sot quhen shqiptarë të ndershëm. Vojvodës Miliq Kërstic ka ca dekada, që ia pshurrin varrin qentë, por vendin e tij e ka zënë Dejvid Gaici “djali” i shkëlqyer i BIA-s. Sipas dëshmisë së ebreut çekosllovak, diplomatit amerikan dhe dhëndrit të familjes tiranase Caslli, Kalr Zibentritit pikërisht ky Dejvid Gaici ditëve të tmerrshme të pranverës së viti 1999 kishte zakon t’i ndihmonte shqiptarët e ndershëm. Personalisht Gaici hipur në xhipin Lada Niva në gjyrë qumështi i shoqëronte shqiptarët e ndershëm deri në pikën e kontroll kalim kufirit të quajtur “Gjeneral Jankovic”, jo për ndonjë gjë po do ishte me të vërtet gjynah sikur ndonjë shqiptar të tillë të ndershëm ta vrisnin gabimisht paramilitarët “Franki Boys” të Simatovicit apo kasapët e Momës, atij kolonit serb nga një fshat afër Gorni Novosellos së Gjakovës.

Shyqyr zotit, që Gaici aktualisht zë autoritar në radhët e BIA-s, bëri të tilla “sevape” në pranverën e vitit 1999, se larg qoftë nuk do të kishim privilegjin të shikonim ndonjë shqiptar të tillë të  ndershëm se si kapërdiset si maçoku në thekër ekraneve të televizioneve këtej dhe andej kufirit të vitit 1913. Shpresoj që shqiptari i ndershëm Baton si specialist në shkencat e komunikimi, tashmë ka arritur ta kuptojë, që deri tani në shkrim qëllimshëm është përdorur metoda e komunikimit me publikun e quajtur “Names dropping technique”.

Unë ia di hallin dhe e mirëkuptoj shqiptarin e ndershëm Baton Haxhiu. Normal që vija e sjelljes, që të japin duhet zbatuar, por siç thotë latini: Est modus in rebus (gjella me kripë dhe kripa me karar). I ndershmi z. Baton sot as arkivat e BIA-s, as ato të VOA-s nuk janë më të “virgjëra.” Para Daj Sam-it i uli klinat edhe vete Stanisici i tmerrshëm. Vallë ore shqiptari i ndershëm Baton këta djemtë-zonjusha të BIA-s së sotme, me çorape të kuqe e flokë me xhel do mund të jenë më kokëfortë se Stanisici?! Duke përdorur metodën e komunikimit me publikun të quajtur “ice berg technique” për ilustrim të shkrimit janë vënë dy dokumente, të “rrjedhura” nga arkivat serbo-sllave. Në këto dokumente të para 4-5 viteve provohet bashkëpunimi i MEICO-s sonë me kontrabandistin famëkeq të armëve, serbin Sllobodan Tesic për të trafikuar armatime serbe drejt një vendi të Lindjes së Mesme. Kur nga arkivat e MDI-së malazeze apo edhe vetë VOA-s (pasardhësja e KOS-it), rrjedhin dokumente, që ofrojnë të dhëna të detajuara për kontrabandën e armëve,  a mos vallë është e pamundur të rrjedhin edhe lista qoftë edhe të pjesshme të shqiptarëve të ndershëm?!

 I ndershmi shqiptar Baton, ndërsa po shkruaja këto radhë nuk di sesi më erdhën në mend vargjet e shkruara nga Besim Levonja:

“O Qazim more Qazim

puna jote aferim

gamor ti

e gamor kush t’vuni

shpejt a vonë

valon druni”.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/

/portali DurresLajm/

Faksimile e dokumentit serb (2)
Të pushkatuar
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Nëse nuk je i vëmendshëm kur bën prenotimin, rrezikon që pushimet e ëndërruara gjithë vitin, të kthehen në makth, madje në ndonjë rast të

Qeveria synon të paguajë faturën e dixhitalizimit të mediave në Shqipëri, duke vënë në dispozicion të operatorëve audiovizivë privatë një

Vendimi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë për të lënë të lirë një pilot Italian të dyshuar për trafik ndërkombëtar lëndësh nark

Emisioni prestigjioz “Special Investigation” i televizionit francez “Canal +”, i ka kushtuar një hetim të gjatë rrugës nëpër të cilën kal

23 shtator 2015 – Portali “DurresLajm” mësoi se, më 18 shtator 2015, Komisioni i Prokurimit Publik vendosi të mos pranoj

7 gusht 2015 –  Editimin e lajmit për bllokimin, më 6 gusht 2015, të anijes shqiptare të mallrave “Milton” në portin ita

 *Dyshime të forta për sigurinë në lundrim të anijes.

·       “Hija” e mosmarrëveshjes midis APD-së dhe koncesionarit të Terminalit Lindor për licencimin e s

DURRËS, 12 qershor 2015 – Sikurse ka njoftuar “Dyrrah”-u (shih:

·       Detyrimi ndaj hekurudhave të tjera për orëqëndrimet e vagonëve në territorin shqiptar, deri më datën 31 tetor 2014, arrin