Ndaloni zgjedhjet farsë!

Postuar: 04/09/2017 - 12:23

Nga Artan Fuga

Ndalja e farsës zgjedhore sot në Akademinë e Shkencave, mund të jetë fillimi i reformimit të saj!

E kundërta është shkatërrim i saj dhe dëm i pallogaritshëm ndaj shqiptarëve!

Ndaloni zgjedhjet farsë!

Reagim i drejtë i kryeministrit Edi Rama ndaj Akademisë të Shkencave, çka duhet shtrirë sinqerisht, aktivisht, rrënjësisht, pa pritur, pa hile, me vetë reflektim dhe nxjerrje përgjegjësish mbi paaftësinë dhe përgjumjen e nëpunësve të leshtë që nuk ditën ta reformojnë sistemin e prodhimit të dijes në vend!

Ne nuk mund të rrisim shqiptarë të paditur në shekullin e 21!

Falënderoj, jashtë çdo konteksti politik, si anëtar i Akademisë të Shkencave, kryeministrin Edi Rama për pozicionin e drejtë të mbajtur sot në mëngjes, in extremis, dy orë përpara farsës të lemerisshme në Akademinë e Shkencave ku po kërkohet t’i vihet kapak gjoja demokratik me zgjedhje farsë degradimit të saj.

Unë sikurse e kam shprehur modestisht besoj fort se Akademia e Shkencave e Republikës të Shqipërisë mund të reformohet, të bëhet një institucion splendid që të rrezatojë në diturinë dhe shkencën e shqiptarëve, e pavarur, e lirë, por efikase dhe në partneritet me të gjitha agjencitë që janë për një Shqipëri të emancipuar.

Jo, ne nuk i duam ato pare nga buxheti për xhepat tanë. Ose të reformohemi ose ta kyçim derën me turp!

Ndal zgjedhjeve farsë, ky është hapi i parë që duhet bërë sot, jo nesër!

Miq gazetarë, drejtues të medias të gjithë raportoni nëse farsa e zgjedhjeve do të ndodhë! Prania juaj e ndalon atë sepse përpara transparencës që Ju bëtë askush nuk mund të dalë kundër!

Ju e bëtë të mundur gjithçka!

Ju them me sinqeritet se në Akademinë e Shkencave dhe jashtë saj në komunitetin shkencor të vendit ka potenciale intelektuale shpresëdhënëse, por ato janë kanalizuar keq!

Akademikët e pranishëm atje sot do të reagojnë si duhet!

Ata do të ndihen të çliruar!

Duhet një Akademi e hapur ndaj komunitetit të shkencëtarëve dhe universitarëve, ndaj të rinjve që duan t'i hapin udhë kërkimit të tyre shkencor, një Akademi që të jetë shkenca dhe përpunuesja e strategjisë për shkencën, shkenca më e vështirë për t'u bërë, jo thjesht një institut kërkimi, as drejtori kërkimi shkencor, por e mbështetur në meritën dhe në punën, një Akademi që ta ketë të qartë misionin e saj, me ide të qarta, të cilat prej vitesh censurohen atje, një Akademi e gjallë!

Po! Asnjë lek nga buxheti i shtetit nëse Akademia e Shkencave nuk reformohet, por asnjë lek as gjoja "Akademisë të Albanologjisë", e jashtëligjshme me statusin që mori fshehurazi publikut dhe në kundërshtim me ligjin, nëse nuk reformohen asnjë lek as instituteve shkencore, askujt që funksionon në arësim e shkencë, në kulturë dhe art, nëse nuk reformohen, se Akademia e Shkencave nuk është e e veçuar nga gjendja e kërkimit shkencor, e arësimit, e kulturës në Shqipëri, ajo është simptoma e degradimit të diturisë shkencore kolektive të shqiptarëvë në këtë shekull!

Nuk duhet të bëhemi një komb mendërisht i leshtë sikur rrezikojmë fort!

Jo, ne nuk mund të rrisim shqiptarë të pamençur!

Me këtë krim, kudo dhe kushdo ta bëjë, në akademira, institute, universitete publike dhe private, shkolla dhe kopshte, ku injoranca kërkon ta mposhtë dritën askush nuk mund të pajtohet nëse i thotë vetes shqiptar dhe shkencëtar!

Në Akademinë e Shkencave gjithsesi mëkateve u gjend mundësia për të folur. Atje ku heshtet, ujërat janë edhe më të ndejtura e në kalbëzim.

Akademia qysh sot ka shansin që të dalë në krye të procesit!

Nuk ka më asnjë alibi!

Reforma do të jetë e dhimbëshme, por as nuk ka diskutim që mund dhe do të bëhet!

Mbrojtja që disa aludonin se e kishin te ekzekutivi, sot ra!

Ndaloni farsën e zgjedhjeve sot!

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Biznesmeni Nikollaq Neranxi, ka dalë kundër kreut të Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka dhe kryeministrit Edi Rama, të cilët i quajtën v

   Avokati Spartak Ngjela, ka reaguar në lidhje me protestën që po vijon ende në Tiranë.

   Blogerja e njohur kosovare Kimete Berisha ka shpërthyer në një postim të saj në Facebook ndaj kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe vend

   Pasditen e sotme punonjësit e 4 drejtorive në varësi të bashkisë së Durrësit nisën punën për largimin e masivit të dherave të rëna nga

   Kamerat e vendosura vitet e fundit nëpër biznese dhe sidomos në institucione është kthyer në një shqetësim për qytetarët.

Kupa Libertadores ofron shumë duele interesante, sidomos kur luan një ekip brazilian me një ekip argjentinas.