Avokati Spartak Ngjela, ka reaguar në lidhje me protestën që po vijon ende në Tiranë.

Me anë të një postimi në Facebook, Ngjela shkruan se nëse qytetarët do të vijojnë të protestojnë, por pa dhunë, duhet të dorëhiqet Edi Rama.

“Rrëzimi i Ramës, shpëton shqiptarët; edhe Rrugën e Kombit se, mungesa në para që ka sot shteti shqiptar, dhe që i vjen nga bllokimi financiar kundër tij – ndryshon menjëherë gjendjen financiare të qeverisë shqiptare dhe lejon qarkullimin e lirë në Rrugën e Kombit”, shkruan ndër të tjera avokat Ngjela.

Postimi i plotë:

Nëse qytetarët do t’i vijojnë protestat për Rrugën e Kombit, por pa dhunë, duhet të dorëhiqet Edi Rama.

Socialistët dhe të gjithë shqiptarët që mbrojnë reformat, duhet të kuptojmë një gjë: largimi i Edi Ramës si kryeministër zhbllokon embargon financiare që Berlini i ka vënë këtij deri në implementimin e Reformës në Dejtësi.

Socialistët duhet urgjent të vendosin kryeministrin e tyre që ia kërkon Uashingtoni dhe Berlini.

Rrëzimi i Ramës, shpëton shqiptarët; edhe Rrugën e Kombit se, mungesa në para që ka sot shteti shqiptat, dhe që i vjen nga bllokimi financiar kundër tij – ndryshon menjëherë gjendjen financiare të qeverisë shqiptare dhe lejon qarkullimin e lirë në Rrugën e Kombit.

Në këto momente këtë çështje e ka në dorë maxhoranca qeverisëse; më vonë nuk dihet se çfarë mund të ndodhë.

Politika amerikanë duhet të jetë e para ajo që duhet t’i kërkojë dorëheqjen një kryeministri të përbuzur nga populli i vet, që kuptohet se është tërësisht kundër Reformës në Drejtësi.

Ka edhe diçka: si mund t’i vihet tarifë Rrugës së Kombit.!!!

Është një turp historik.