Kamerat e vendosura vitet e fundit nëpër biznese dhe sidomos në institucione është kthyer në një shqetësim për qytetarët.

Një shqetësim të tillë, ditën e sotme e ka ngritur edhe akademiku i njohur, Artan Fuga, ku ka shkuar deri në ekstrem.

Ai i ka krahasuar kamerat e sigurisë me organin gjenital të mashkullit, duke u shprehur se “më dhunon madje përdhunon sa herë dal nga dera e apartamentit tim.”

Statusi i plotë:

Ikën dallandyshet erdhën çimkat

Dallandyshe nuk ka më rrëzë ballkoneve tona.

Në hollet e banesave, mjedise krejt private, janë vendosur këto.

Kam shqetësime urbane në Tiranë:

parkingu më merret arbitrarisht, duhet të luftoj ta rikthej,

rruga më zihet me beton e dhera, duhet të luftoj ta rihap,

ndërtesa që rrënohen më rrezikojnë jetën, duhet të luftoj ta mbroj atë,

rruga shtrohet keq dhe pellgjet e ujit më fusin ujë të qelbur në këpucët e shqyera, duhet të vendos gurë që të kërcej mbi ta si pehlivan,

shkallët e jashtme të pallatit kanë pllakat e thyera ku thyhen kokën,

të vjetrit e pallatit dalin nga shkallët e jashtme nuk kanë një parmak ku të mbahen, më duhet t’u bëhem shkop që të mos thyejnë qafën,

duhet të kujdesem për pompën e ujit dhe të ngre ujin e pishëm në krahë,

Hajde merru me filozofi të kam rixha!

Dhe tani Big Brother-i.

Si një penis i varur në tavan.

Nuk gënjej unë për asgjë, i kam të gjitha me foto dhe video.

Më dhunon madje përdhunon sa herë dal nga dera e apartamentit tim.

Nesër do ta trajtoj, kuptohet nëse ka interes.

Do të mas numrin e like-ve