Skandalet, kush e informon Lulzim Bashën?

Postuar: 04/11/2017 - 19:17

   Nga shtatori e deri dje pasdite, Lulzim Basha ka bere 4 denoncime te forta, qe ne fillim dukeshin si te pabesueshme, por me pas rezultuan te sakta.

Me 19 shtator, Lulzim Basha denoncoi me profilin e tij ne FB, rastin e Elbasanit, ku policia u zmbraps para dy makinave me te fortet e qytetit. Basha permendi emrin e dhendrrit te Sejdinit dhe te nje grupi kriminal ne qytet. Doli pastaj qe ngjarja ishte e vertete. Basha citon ne FB, burime te sigurta, ose bashkepunetore, por ai permend shpesh dhe sherbimet partnere.

Me 17 tetor, Lulzim Basha publikoi dosjen e plote te pergjimeve te prokurorise se Katanias, 1800 faqet ku permendej Tahiri dhe aktiviteti i Habilajve. Me pas, dosja doli ne media.

Me 20 tetor, Basha nxori momentin e heqjes se jahtit luksoz te Saimir Tahirit nga porti i Durresit, 3 dite pasi kishte shperthyer skandali i pergjimeve. Rasti u denoncua me foto te momentit te imbarkimit te mjetit lundrues.

Nje dite me pare, me 3 nentor, Basha denoncoi faktin se ne makinen e ndaluar ne Elbasan ishin gjetur 860 mije euro dhe dy patenta te Tahirit. Dhe, qe keto te dhena nuk ishin publikuar nga policia.

Nje ore me pas, policia shperndau nje deklarata ku konfirmoi shumen e parave dhe dy lejet e drejtimit te skafeve ne emer te Saimir Tahirit.

Keto 4 raste, kane bere shume vete te mendojne se kush e informon Lulzim Bashen.

Qytetaret, policia, sherbimet partnere? Ai ngjan se ka tentuar vete te jape nje pergjigje, kur eshte mesuar se ka takuar Ministrin e brendshem italian, Minniti, nje takim i befte, qe nuk ishte parashikuar ne axhenden e zyrtarit te larte italian gjate qendrimit ne Tirane.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Ish-deputeti i Durrësit dhe kryetari i PAA-së, Agron Duka ka përsëritur edhe njëherë apelin për t’iu bashkangjitur protestës së të sht

Nga Ylli Manjani

Jo thjesht si opozitar, por edhe më thjesht akoma, si qytetar kam ndërmend të protestoj.

Nga Ylli Dylgjeri

Motra, qetësohuni. Ngjela s'bën gjë!

   Sokol Hoxha, djali i ish-udhëheqësit komunist Enver Hoxha zbulon amanetin e fundit që i la i ati.

   Liliana Hoxha, gruaja e djalit të Enver Hoxhës, Sokolit, ka rrëfyer në një intervistë në Gazetën Panorama se sipas një plani të përcak

   Historiani dhe studiuesi Kastriot Dervishi ka publikuar një dokument nga fjalimi i ish- diktatorit Enver hoxha në vitin 1982.

Nga Edi Oga  

DHAMË... LAJMET!

Gazetarja Sonila Meço, përmes një statusi në “Facebook”-un e saj, ka reaguar në lidhje me fyerjen që iu bë gazetares së njohur të kronikë