Aksident i rëndë, 3 të vdekur në Kosovë

Postuar: 08/06/2018 - 14:05

Tre persona kanë humbur jetën dhe një person ka pësuar lëndime të rënda trupore në një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën Kaçanik-Ferizaj në Kosovë.

Sipas një njoftimi të zyrës për Informim në rajonin e Ferizajit, rasti ka ndodhur kur drejtuesi i makinës nuk i është përshtatur shpejtësisë së lëvizjes dhe kushteve të rrugës.

Me urdhër të Prokurorit, trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekspertizë.

Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, vetëm në katërmujorin e parë të këtij viti, 29 persona kanë humbur jetën si pasojë e fatkeqësive apo aksidenteve në komunikacion teksa janë regjistruar rreth 5 mijë aksidente.

Me qëllim të parandalimit dhe zvogëlimit të rasteve të shkeljeve ligjore në trafik, këtë vit në Kosovë janë ashpërsuar masat ndëshkuese, por megjithatë statistikat nuk kanë treguar ndonjë përmirësim edhe pas marrjes së masave në fjalë./REL

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Elez Blakaj, ka dhënë dorëheqje para dy ditësh nga Prokuroria.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë, ka njoftuar se sot është detektuar prania e virusit të Nilit Perëndimor te pacienti i sh

   Që kosovarët vazhdojnë të festojnë me shthurje të skajshme tregojnë edhe incidentet nga ato me armë, që kanë marrë edhe jetë dasmorësh

   Pjetër Nrecaj, përveç dhunës sistematike që ushtronte ndaj gruas së tij, i kishte marrë nga nëna fëmijët pa miratimin e asnjë instituc

   Shtëpia e braktisur në hyrje të fshatit Bradash të Komunës së Podujevës po u ngjall frikën banorëve të këtij fshati.

   Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka dënuar sulmin që ka ndodhur sot në orët e pasdites ndaj objektit të Ambasadës

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka thënë se thirrjet për ndryshim të kufijve të Ballkanit mund të sjellin destabilizim.

   Në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është shprehur se ka kërkuar korrigjimin e kufirit

Departamenti amerikan i Shtetit u bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që të shmangin retorikën negative dhe të punojnë së bashku për një mar