Përkrahësit e ish-kryetarit të burgosur Albin Kurti kanë konfirmuar kandidimin e tij për t’u rikthyer pas tre vitesh në krye të kësaj partie. Komisioni Zgjedhor i Pergjithshëm i Vetëvendosjes ka miratuar pas verifikimit, deklaratën e kandidimit të Albin Kurtit.

Tashmë ka nisur zyrtarisht grumbullimi i nënshkrimeve pro kesaj kandidature. Albin Kurti e ka lënë drejtimin e Vetëvendosjes më 1 mars 2015 kur u zëvendësua nga Visar Ymeri.

Në zgjedhjet e kaluara Vetëvendosje e shpalli Albin Kurtin kandidat për kryeministër. Në zgjedhjet lokale të 2013-s, Kurti udhëheqës asokohe i Vetëvendosjes, arriti të fitojë Komunën e Prishtinës me Shpend Ahmetin.