Ministria e Punëve të Jashtme kosovare ka ndërshkaur të gjithë misionin diplomatik në Kanada, duke mos i dërguar buxhet në fund të vitit të kaluar.

Ndalja e financave nga Prishtina ka shkaktuar përplasje mes ambasadorit Lulzim Hiseni dhe udhëheqësit të Divizionit të buxhetit dhe financave në MPJ, Vlorat Gashi. Kjo evidentohet në letërkëmbimet që ka arritur t'i sigurojë gazeta Koha Ditore nëpërmjet rrugëve jozyrtare.

Aty ambasadori ankohet se kanë mbetur pa financa në mision dhe se rrezikojnë të mbesin edhe pa banim. MPJ-ja, por as ambasadori nuk kanë treguar nëse janë tejkaluar këto probleme dhe çfarë masash kanë ndërmarrë që ato të mos përsëriten.