Britania dhe Gjermania kundër ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë

Postuar: 09/08/2018 - 15:11

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka thënë se thirrjet për ndryshim të kufijve të Ballkanit mund të sjellin destabilizim.

“Ne besojmë se thirrjet për modifikim të kufijve nacionalë mund të jenë destabilizuese”, ka thënë kjo Ambasadë në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

"Ashtu siç kemi qenë gjithmonë të qartë, normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është vendimtar për sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e të dyja vendeve dhe rajonit në tërësi. Qeveria britanike beson se kjo duhet të jetë në bazë të njohjes së vendeve të pavarura brenda kufijve të tashëm. Ne vazhdojmë ta mbështesim dialogun të lehtësuar nga Bashkimi Evropian me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme me të cilët përfitojnë të dy vendet".

Ambasada e Gjermanisë ka thënë se shteti më i fuqishëm brenda BE-së, është kundër ndryshimit të kufijve.

"Ministri i shtetit, Michael Roth, sikurse edhe Ambasadori Heldt në intervista të ndryshme e kanë bërë të qartë pozicionin zyrtar lidhur me dialogun për normalizim të marrëdhënieve. Me këtë, qëndrimi i Qeverisë Federale të Gjermanisë është i njohur", thuhet në një deklaratë të kësaj ambasade për Radion Evropa e Lirë.

Roth dhe Heldt kanë thënë më herët për mediat e Kosovës, se ndarja e kësaj të fundit dhe lëvizjet e kufijve janë shumë të rrezikshme dhe mund ta destabilizojnë të gjithë rajonin e Ballkanit.

Ndërkohë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se është i hapur për mundësinë e korrigjimit të kufijve me Serbinë, por jo dhe për ndarjen e Kosovës. Ai ka thënë, se në dialogun politik në Bruksel, do të flasë edhe për mundësinë e bashkimit me Kosovën, të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit.

Duke folur për mundësinë e ndryshimit të kufijve, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka thënë se ai pajtohet që të ketë ridefinim të kufijve me shqiptarët.

“Unë angazhohem dhe kjo është politika ime, për përkufizimin e kufijve me shqiptarët, në mënyrë që ta kemi territorin për të cilin nuk dihet se kush si e trajton dhe kujt i përket. Ky territor është gjithmonë burim për konflikte të mundshme”, është shprehur Vuçiç./REL

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Dialogu me Serbinë do të përfundojë në mënyrë të suksesshme vetëm nëse Kosova të bëhet antare e Organizatës së Kombeve të Bashkaura.

   Deputetja e lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci, është liruar nga arresti pak orë pasi ishte shoqëruar në polici për shkak të një

Policia kosovare ka arrestuar deputeten e Vetëvendosjes, Saranda Bogujevci, raporton klankosova.

Diplomati veteran Philip Kosnett thotë se qëndrimi amerikan lidhur me zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes Kosovës dhe

Edi Rama, studenti 18-vjeçar i cili është djalë i refugjatëve nga Kosova, është pranuar në Universitetin e Oksfordit ku do t’i fillojë st

Një aksident mes tre automjeteve në Pejë ka rezultuar fatal për një person.

Ndërkohë që ka mbështetur qëndrimin e kancelares gjermane Angela Merkel për pandryshueshmërinë e kufijve në Ballkanin Perëndimor, preside

   Prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Elez Blakaj, ka dhënë dorëheqje para dy ditësh nga Prokuroria.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë, ka njoftuar se sot është detektuar prania e virusit të Nilit Perëndimor te pacienti i sh

   Që kosovarët vazhdojnë të festojnë me shthurje të skajshme tregojnë edhe incidentet nga ato me armë, që kanë marrë edhe jetë dasmorësh