Dëbohet nga burgu shqiptari i cilësuar si "islamik i rrezikshëm"

Postuar: 12/01/2018 - 10:32

Në njërin prej dy avionëve që dje rreth orës 9.40 janë nisur me refugjatë nga aeroporti Karlsruhe-Baden, ka pasur edhe persona që do të dëboheshin për në Kosovë.

Në mesin e tyre nga landi i Bavarisë është dëbuar drejtpërdrejt nga burgu ku mbahej, edhe një kosovar i identifikuar si “rrezikues islamik”, shkruan focus.de. Personi në fjalë ishte dënuar me burgim shumëvjeçar, për tregti me drogë, përpjekje të shumëfishtë për mashtrim dhe për përdorim të simboleve të organizatave të ndaluara si antikushtetuese, transmeton albinfo.ch.

Ministri bavarez i punëve të brendshme, Herrmann me këtë rast ka thënë, citon focus.de: “Me secilin shkelës të ligjit dhe të rrezikshëm tjetër që e dëbojmë nga Bavaria, ne fitojmë në aspektin e sigurisë së njerëzve në Bavari. Këtë rrugë ne do ta ndjekim në mënyrë konsekuente”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Policia e Kosovës është duke e realizuar një aksion në disa lagje të Prishtinës.

   Komisioneri për zgjerim i BE-së, Johannes Hahn, ka uruar Kosovën për rekomandimin pozitiv të Komisionit Evropian për liberalizimin e v

Komisionari i BE-së për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos ka thënë se Kosova i ka plotësuar të gjitha kush

Komisioneri i BE-së për Çështje të Brendshme Dimitris Avramopoulos, ka paralajmëruar sot një konferencë për media në orën 16:30. 

Zëvendësndihmës sekretari amerikan i shtetit, Pete Marocco, po qëndron në Kosovë, në kuadër të një vizite në rajon.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se Kosova është e përkushtuar në luftimin ekstremizmit dhe radikalizmit të dhunshëm.

Një operacion i gjerë është zhvilluar në Kosovë që ka çuar në arrestimin e 17 personave gjatë 24 orëve të fundit.

   Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, priti në një takim përfaqësuesen e re të Greqisë në

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se kosovarët jetojnë një ”botë tjetër” për dallim nga myslimanët në Lindjen e Mesme.

   “Pjesëmarrja jonë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit Erdoğan ka qenë konfirmim i relacioneve tona strategjike mes Kosovës dhe